Ushtrimet në mënyrë të veçantë për shëndetin e grave

Këshilla mjekësore

Ushtrimet në mënyrë të veçantë për shëndetin e grave

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:51
Foto

Shpina dhe qarkullimi i gjakut në pelvis (kocka e legenit) është baza e shëndetit të femrave.

Qarkullimi i dobët i gjakut mund të shkaktojë probleme gjinekologjike, dhimbje të barkut dhe shpinës. ‘Yoga’ është nder ushtrimet të cilat ndihmojnë dhe mbrojnë funksionet femërore të trupit.

Ne ju zbulojmë disa nga këto ushtrime sipas ‘Bright Side’:

1-Flutura

Uluni diku me shpinën drejt dhe bashkoni shputat e këmbëve me njëra-tjetrën, ndërsa gjunjtë i hapni anash. Qëndroni në këtë pozicion për 3 minuta.

2-Përdredhja

Uluni në një sipërfaqe të rehatshme, kryqëzoni këmbët me njëra-tjetrën dhe përdridhni pjesën e sipërme të trupit duke e tërhequr atë. Ushtrojeni këtë pozicion për 2 minuta.

3-Stili i qiririt

Mbështetuni me shpinë diku dhe këmbët ngrijini lart në mur në mënyrë të tillë që këmbët të puthiten me murin. Krahët hapini anash dhe qetësohuni. Merrni frymë ngadalë dhe lëshojeni atë lirisht. Qëndroni në këtë pozicion për 5 minuta.

4-Poza e heroit

Uluni në gjunjë duke u mbështetur tek këmbët tuaja, shpinën mbajeni drejt dhe puthitni pëllëmbët e duarve me njëra-tjetrën. Qëndroni në këtë pozicion për 1 minutë

5-Hapja

Uluni diku dhe hapni këmbët anash sa më shumë duke i tërhequr ato. Po ashtu hapni dhe krahët e përkuluni drejt këmbëve tuaja duke tërhequr kështu shpinën. Ushtrojeni këtë pozicion deri në 10 herë.

6-Pozicioni i përulur

Mbështetuni në gjunjët tuaja dhe përkuluni me shpinë së bashku me krahët duke i tërhequr dhe formuar kështu pozicionin e përuljes. Kjo do ju qetësojë zonën e shpinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat