Si ndikon një gotë verë para gjumit?

Këshilla mjekësore

Si ndikon një gotë verë para gjumit?

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 00:30
ilustrim

Në gjysmën e parë të natës, nën ndikimin e alkoolit, një person është në gjumë sikur në koma, ndërsa në orët e mëngjesit gjumi është i shqetësuar, për shkak të të cilit njeriu zgjohet tepër herët.

Derisa disa thonë se një gotë birre ose verë para gjumit është e dëshirueshme, mjeku austriak Hademar Bankhofer thotë se alkooli arrin një efekt krejtësisht të kundërt.

“Ai e pengon gjumin, pasi për gjumë të shëndetshëm nevojitet rrjedhja graduale në disa faza – së pari “zhytja”, pastaj gjumi i lehtë, gjumë i rëndë dhe në fund faza REM”, shpjegon profesori Bankhofer.

Mjekët këshillojnë që pas orës 19.00, nuk duhet konsumuar alkool apo pije që përmban kafeinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat