Sapuni i fortë apo i lëngët? Në cilin ka më shumë baktere dhe cili është më i mirë për përdorim

Këshilla mjekësore

Sapuni i fortë apo i lëngët? Në cilin ka më shumë baktere dhe cili është më i mirë për përdorim

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:44
ilustrim

Cili sapun është më i mirë për mbajtje të higjienës? Cili sapun më mirë dezinfekton duart, i lëngshmi apo i forti?

Këtë pyetje me siguri së paku një herë e keni bërë, duke menduar për mbajtjen e higjienës personale dhe ruajtjen e shëndetit.

Sapuni i fortë pranë lavamanit hpesh kalon nëpër shumë duar, të shumtën të duarve të palara. Megjithatë, për panik nuk ka vend, sepse megjithatë bakteret nuk përhapen më tej, thekson drejtori i Qendrës këshilluese gjermane për higjienë, dr. Ernest Tabo.

Në teori, secili që përdor sapunin, lë bakteret e veta në të, mirëpo ai nuk është vend i përshtatshëm për shumëzimin e baktereve.

Edhe pse një kohë mbeten në sapun, bakteret nuk jetojnë gjatë. Prandaj, sapuni i fortë nuk është johigjienikë siç është konsideruar, ka theksuar ky mjek gjerman.

Sa i përket sapunit të lëngshëm, bakteret nuk grumbullohen në vetë sapunin, por në pompën e vet.

Papastërtitë në sapunin e fortë dhe në atë të lëngshëm janë të parëndësishme nëse i lani me themel duart menjëherë pas prekjes me sapun.

Pra, edhe sapunët e fortë edhe ata të lëngshëm mund të përdoren pa kurrfarë frike, është me rëndësi vetëm të përdorni njërin apo tjetrin lloj sapuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat