Uji në shishe s’është gjithmonë i shëndetshëm, ja si të bëjmë pastrimin

Këshilla mjekësore

Uji në shishe s’është gjithmonë i shëndetshëm, ja si të bëjmë pastrimin

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:56
Foto

Në mënyrë që uji i pijshëm të jetë i sigurt, ai duhet të kalojë teste laboratorike dhe të licencohet nga një specialist për përdorim njerëzor.

Disa nga ndotësit më të mëdhenj janë infrastruktura e vjetër, kimikate të ndryshme që futen në ujë dhe mund të jenë kanceroze dhe ulin imunitetin, nënprodukte nga prodhimi industrial dhe pesticide të rrezikshme.

Për të siguruar që uji është i mirë, merrni atë në një laborator për analiza. Kontrolloni gjendjen e tubave në shtëpinë tuaj pasi tubat e vjetër mund të rrjedhin. Shtëpitë dhe ndërtesat që janë ndërtuar shumë vite më parë duhet të bëjnë këtë kontroll.

Uji në shishe nuk është gjithmonë më i mirë i pijshëm. Nga shumica e markave të njohura, ka disa që kanë dështuar testet dhe kanë deri në tetë ndotës të ndryshëm në produktet e tyre.

Zgjidhja më e mirë është të gjeni një filtër të përshtatshëm që do ta pastrojë ujin që pini, raporton MensHealth. Ekzistojnë filtra të shumtë në treg që janë instaluar direkt në rubineta dhe lavamanë. Është e rëndësishme që ju të gjeni atë që funksionon më mirë për ju dhe që vlen më së shumti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat