Një mënyrë e lehtë për të rregulluar problemin me kapsllëk

Këshilla mjekësore

Një mënyrë e lehtë për të rregulluar problemin me kapsllëk

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Askush nuk kemi dëshirë  të flasim për kapsllëk, pasi qe vetëm ideja e kapsllëkut na tmerron dhe shpesh pyesim veten se ku po gabojmë nëse na u është shfaqur ky problem.

Por ja që, ky problem mund të shfaqet shumë shpesh dhe shumica mendojnë dhe pyesin vetën – “Mos kam mungesë të fibrave”? dhe shpesh herë kjo mund të jetë arsyeja.

Andaj njerëzit që nuk shkojnë asnjëherë në kapsllëk na tregojnë se çka duhet të bëjmë dhe si të ushqehemi për të mos na ndodhur ky problem. Shumica prej tyre kanë treguar se zgjidhja e këtij problemi është që të hani sa më shumë fruta, për shkak përmbajtjes së mjaftueshme të fibrave.

Shtoni dietës tuaj magnez, ndihmon shumë në jashtëqitje. Shumica prej njerëzve kanë mungesë të magnezit, andaj është mirë t’i kushtoni rëndësi këtij produkti, nëse keni problem me kapsllëk.

Shmangni ushqimet e shpejta dhe pijet e gazuara, janë ndër shkaktarët kryesor të kapsllëkut. Andaj, ndryshimi i dietës dhe kalimi në një diet më të shëndetshme do shihni se do të ketë rezultat për rregullimin e këtij problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat