Frutat që duhen konsumuar nga diabetikët

Këshilla mjekësore

Frutat që duhen konsumuar nga diabetikët

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 16:56
Ilustrim

Ka spekulime sipas të cilave diabetikët nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit.

Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer.

Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët. Ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidues.

Frutat mund t’u bëjnë mirë diabetikëve nëse këta të fundit kujdesen për racionet dhe nuk e teprojnë.

Karbohidratet për diabetikët

Një aspekt negativ i frutave është se ato konsiderohen si karbohidrat dhe përmbajnë sheqerna natyralë të quajtura fruktozë. Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruta, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë.

Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë edhe frutat.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë të përshtatshme për diabetikët. Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim.

Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim, por sasinë e glukozës që merret në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.

Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejt nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë mollët, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarina dhe portokalli. Frutat me nivel mesatar glicemie janë qershitë, mango dhe rrushi, teksa ato me nivel të lartë janë shalqiri dhe ananasi.

Kombinoni frutat me proteinë

Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me një proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Për shembull, ju mund të hani një grusht mjedra me një filxhan të vogël çaji me kos.

Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë. Shmangni frutat e thata dhe lëngjet e frutave. Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme. Për shembull, dy lugë gjelle me rrush të thatë ofrojnë 23 gramë karbohidrate dhe 18 gramë sheqer.

Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave, të cilat rrisin sheqerin në gjak menjëherë për shkak të mungesës së fibrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat