Këshilla për prindërit: Fëmijët duhet t’i lini të qajnë para gjumit

Këshilla mjekësore

Këshilla për prindërit: Fëmijët duhet t’i lini të qajnë para gjumit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Për çdo vendim që merrni si prind, gjithmonë ka një kundër-argument apo një ndryshim.

Nëse duhet ta lini fëmijët të qaj natën, apo ta qetësoni, mbetet një nga temat më të trishta.

Shumë nëna dhe baballarë betohet se kurrë nuk do të ëndërronin që të linin fëmijën e tyre të qajë, pa i dhënë atyre një ngushëllim.

Megjithatë, këtij debate i ka hyrë edhe Emily Oster, profesoreshë e ekonomisë dhe nënë e dy fëmijëve, raporton The Sun.

Sipas saj, nëse e lini fëmijën të qaj pa e kontrolluar, nuk është gjëja e duhur, por megjithatë, ajo thekson se fëmijët duhet t’i lini të qajnë para gjumit.

Sipas shumë studimeve të shumta, që ka cekur edhe profesoresha, fëmijët që qajnë, gjithnjë të kontrolluar nga prindërit, bëjnë gjumë më të rehatshëm dhe në mëngjës janë më të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat