Ky është shkaktar i sëmundjes së eshtrave tek fëmijët - Bota Sot
Ky është shkaktar i sëmundjes së eshtrave tek fëmijët

Këshilla mjekësore

Ky është shkaktar i sëmundjes së eshtrave tek fëmijët

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Fëmijët që hyjnë në pubertet më herët kanë kockat më të forta , si të rriturit dhe mund të përballen me një rrezik më të ulët të osteoporozës ndërsa plaken.

Shkencëtarët e Universitetit të Bristolit studiuan mijëra fëmijë britanikë, duke marrë skanime kockash gjatë 15 viteve. Ata zbuluan se sa  më vonë që një fëmijë hyn në pubërtet , aq më të dobët ishin kockat e tyre.Rritja e forcës së kockave fillon të ndalet në të njëzetat e hershme, prandaj ata që hynë në pubertet vonë kishin akoma kocka më të dobëta në vitet e ardhshme .

Ky mund të jetë një faktor vendimtar nëse një i rritur fillon të ketë probleme të tilla si osteoporoza më vonë në jetë, thanë ekspertët. Studiuesit mblodhën të dhëna për 6.389 fëmijë që kishin skanime kockash të moshave 10-25 si pjesë e Studimit të Fëmijëve të viteve ’90.

Ata llogaritën moshën që fëmija hyri në pubertet duke parë kur ata kishin rritjen e tyre më të madhe- të quajtur ‘mosha në lartësinë më të madhe të shpejtësisë’.Fëmijët që hynin në pubertet më herët – para 10.5 vjet në vajza, dhe  para 12.5 vjet në djem – kishin 12 përqind më shumë forcë kockore gjatë pubertetit sesa ata që puberteti u shfaq më vonë – nga 12.7 vjet në vajza dhe 14.5 vjet në djem.

Zhvillimi më i madh në madhësinë dhe forcën e kockave ndodh gjatë adoleshencës për shkak të hormoneve.Por kockat vazhdojnë të rriten në forcë edhe pas pubertetit, duke arritur forcën e tyre maksimale – të quajtur ‘masë kulmore e kockave’ , në fillim të moshës 20 vjeçare. Masa kulmore e kockave në fund të rritjes së adoleshentëve mendohet të jetë një tregues i rrezikut të mëvonshëm të frakturave dhe osteoporozës.Një studim i mëparshëm zbuloi se një rritje prej 10 përqind e densitetit të kockave do të vononte osteoporozën me 13 vjet.

Gjendja vlerësohet se prek tre milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Osteoporozës.Shkallët e rritjes janë një tregues i saktë i pubertetit, thanë studiuesit, por ai ka kufizime.Autori kryesor Dr Ahmed Elhakeem tha se ata gjithashtu përdorën moshën në të cilën vajzat filluan periudhën e tyre si një tregues i fillimit të pubertetit, dhe morën të njëjtat gjetje studimi.

Kuptimi i ndryshimeve në densitetin e kockave gjatë pubertetit, dhe masat që njerëzit mund të marrin për shëndetin e kockave të tyre tani për të parandaluar osteoporozën dhe frakturat në të ardhmen, është një hap i rëndësishëm përpara për të gjetur një kurë për këtë sëmundje.’

Studiuesit thanë që adoleshentët që kalojnë pubertetin më vonë se moshatarët e tyre duhet të bëjnë më shumë ushtrime për të rritur dhe ruajtur densitetin e kockave të tyre.Studimi nuk ka qenë në gjendje të nxjerrë ndonjë përfundim në lidhje me frakturat ose sëmundjen e kockave më vonë në jetë, sepse studimi përfundoi kur pjesëmarrësit ishin 25 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...