Si mund ta pushoni dhimbjen e kokës pa përdorimin e ilaçeve - Bota Sot
Si mund ta pushoni dhimbjen e kokës pa përdorimin e ilaçeve

Këshilla mjekësore

Si mund ta pushoni dhimbjen e kokës pa përdorimin e ilaçeve

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 21:04
Ilustrim

Dhimbja e kokës është e padurueshme dhe nuk injorohet dot.

Për pasojë çdokush kërkon një zgjidhje të menjëhershme që largon dhimbjet sa hap dhe mbyll sytë. Në vend të ilaçeve, është e rekomandueshme që të përdorni mënyra natyrale për të ndaluar dhimbjet.

Uji

Në të shumtën e rasteve dhimbja e kokës shpërthen si pasojë e dehidratimit. Dehidratimi mund të tjetërsojë humorin, ndjenjat dhe mendimet. Uji mund ta bëjë njeriun të ndihet më mirë dhe të shkurtojë kohëzgjatjen e dhimbjeve.

Kompresat e ftohta

Një kompresë e ftohtë mund të jetë zgjidhja më e mirë kundër  dhimbjes së kokës. Vendosni një peshqir të lagur me ujë të ftohtë në qafë ose në kokë, dhe ftohtësia do të ngushtojë  enët e gjakut dhe të pakësojë inflamacionin.

Kompresa e ngrohtë

Kur dhimbja e kokës vjen si pasojë e tensionit ajo shoqërohet me kontraktim të muskujve. Në ndihmë na vjen kompresa e ngrohtë që i qetëson ato. Në vend të kompresës mund të përdorni një peshqir të ngrohur ose të bëni një banjë të ngrohtë.

Fikni dritat

Njerëzit  që vuajnë nga dhimbjet e kokës bëhen shumë të ndjeshëm ndaj dritës. Dritat e ndezura por edhe ajo e pajisjeve elektronike mund t’i përkeqësojë simptomat. Dhimbja e kokës mund të largohet ose të zbutet duke qëndruar në një ambient të errët dhe jo me drita të forta. Rekomandohet të qëndroni një dhomë apo vend ku nuk ka shumë dritë.

Çaj bimor

Çaji i xhenxhefilit është shumë i mirë kundër migrenës. Një studim i vitit 2013 zbuloi se xhenxhefili ka të njëjtin efekt kundër migrenës si medikament. Çaji i nenexhikut, kamomilit dhe levandës gjithashtu eliminojnë dhimbjen e kokës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat