Mënyra më e lehtë e pastrimit të veshkave nga helmet dhe përmirësimi i punës së tyre

Këshilla mjekësore

Mënyra më e lehtë e pastrimit të veshkave nga helmet dhe përmirësimi i punës së tyre

Më: 14 janar 2020 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Veshkat janë organ unik, i cili një kohë të gjatë mund t’i “tolerojë kushtet e këqija për jetesë

Sipas rregullit, njerëzit jetojnë me vite të tëra dhe nuk ankohen për problemet me veshkat.

Ky organ çift, për shkak të ujit që hyn në organizëm, eliminon kripërat dhe helmet e grumbulluara. Njeriu mesatarisht në ditë ndan 1.5 litra urinë.

Nëse është më pak apo më shumë, atëherë ekziston patologjia e caktuar së cilës duhet kushtuar kujdes.

Forcimi i veshkave

Bashkë me 1 litër urinë nga organizmi eliminohen vetëm 9 g kripëra. Kripërat formohen kryesisht nga ushqimi i thartuar. Ushqimet e tilla janë: mishi, peshku, kafja etj. Për t’i neutralizuar thartirat, elementi më aktiv nga organizmi merret – kalciumi. Si rezultat i reaksionit biokimik është krijuar kripa. Në fund mbetet vetëm veshka e filtruar.

Kripërat formohen në trup, mirëpo ne gjithashtu edhe ushqimit tonë i hedhim kripë. Prandaj, nëse personi pi pak ujë (1,5 litra eliminohet me urinë, 0,8 litra me frymëmarrje, pastaj 0,1 litër nga zorrët: mesatarisht eliminohen gjithsej 2,4 litra në ditë), patologjitë e veshkave dhe bashkimet toksike dhe kripërat grumbullohen.

Sa ujë i nevojitet trupit për t’i eliminuar 100% helmet dhe kripërat?

Nëse pimë pak ujë, lëvizim pak, veshkat i kemi të dobëta, atëherë helmet dhe kripërat nuk eliminohen në tërësi (p.sh., nuk eliminohen 95%). Ndërsa 5% e helmeve qarkullon nëpër gjak, përhapet nëpër nyja, depërton nëpër lëkurë (shfaqen reaksione alergjike). P.sh., deromtokikoza manifestohet te fëmijët e vegjël (helmet të cilat veshkat nuk i eliminojnë dalin nëpërmjet djersës, kurse djersa toksike irriton lëkurën).

Si të konstatohet që veshkat janë të shëndetshme?

Ekziston mënyra e thjeshtë. Në mëngjes, duke mos u ngritur nga krevati, matni temperaturën. Temperatura normale është 36,6 gradë, nëse është më e ulët se 36,4 gradë, ndërkaq shtypja e gjakut më e ulët se 110/70, do të thotë që keni probleme me veshkat – pra veshkat ju janë dobësuar. Veshkat e tilla nuk do t’i eliminojnë helmet dhe kripërat nga trupi. Punojnë me ngarkesë të ulët.

Forconi veshkat: Organ i cili i do ngrohtësinë dhe ujin

Nëse veshkat ju janë dobësuar, veproni kështu: Pini shumë ujë mesatarisht të ngrohtë (assesi të ftohtë) madje deri në 2,4 litra në ditë. Kjo do të thotë së paku 1 gotë ujë në çdo orë. Le të jetë uji ngjashëm me çajin e ngrohtë. Kështu uji i tillë menjëherë absorbohet pa ngarkesë të madhe të veshkave (uji ngrohet me ndihmën e organit të caktuar në trup).

Vërejtje: Kur personi pi ujë me një gllënjkë, vjen deri te ngarkesa e veshkave dhe e zemrës! Prandaj, më mirë është që ujin ta pini me gllënjka të vogla, ngadalë. Më së miri në stomak të zbrazët.

Ngrohni veshkat me rërë të nxehtë apo me kripë të nxehtë. Tri ditët e para aplikojeni këtë procedurë 40 minuta pas dite dhe para se të flini gjumë, katër ditët e ardhshme – vetëm në mbrëmje. Në javën e dytë, një apo dy herë në shtatë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat