11 këshilla si t’i bindim fëmijët të ushqehen shëndetshëm

Këshilla mjekësore

11 këshilla si t’i bindim fëmijët të ushqehen shëndetshëm

Nga: E.B Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:23
Ilustrim

Po të pyesësh çdo prind se cila është sfida e tyre më e madhe në rritjen e fëmijëve padyshim që do të jetë problemi si t’i bindësh të hanë shëndetshëm. Prindër të shumtë kanë aprovuar faktin se fëmijët e tyre dëshirojnë të hanë kofshë pule ose pasta e asnjëri nuk pranon të përfshijë edhe perimet në mënynë e tyre, shkruan CNN, transporton Bota sot.

E çfarë mund të bëjnë prindërit në këtë rast? Fillimisht nuk duhet të stresohen, sepse ekspertë nga fusha japin 11 këshilla në vazhdim se si të i bindin fëmijët të hanë shëndetshëm.

1.Të mos mbani ushqime të ëmbla në shtëpi

Nëse nuk ka në shtëpi, atëherë ata nuk do të hanë.

2.Bëni ushqimin interesant

Lori Day, një psikologe e edukimit, rriti vajzën e saj me ushqime të shëndetshme duke ua bërë ato interesante. Kështu që Day la vajzën e saj të priste bizelet, të i rendiste sipas madhësisë, të luante me to përpara se t’i gatuante dhe vajza në këtë mënyrë i hante me qef perimet.

3.Përfshini fëmijët

Merrni fëmijët me vete kur shkoni në dyqan të bleni gjërat ushqimore dhe përfshijni ata në gatime. Kjo gjë i bënë ata më të entuziazmuar në atë se çka do të hanë.

4.Jepuni fëmijëve mundësi zgjedhjeje

Anna Parnass, një psikoterapiste e fëmijëve dhe autore e “Hungry Feelings Not Hungry Tummy”, thotë se duhet që fëmijëve t’u leni mundësi zgjedhjeje në ushqim, pra të mos u imponohet ushqimi, sepse në të kundërt ata do të rebelohen.

5.Bëhuni kreativ

Rachel Matos, një stratege e marketingut në mediat sociale, tregon rastin me djalin e saj adoleshent. Ajo thotë se djali i saj do të jetonte vetëm me kofshë pule nëse ajo do ta lejonte. Ai gjithmonë ishte person që zgjedhte në pemë e perime mirëpo preferonte të pinte lëngjet e tij. Matos për këtë arsye i bleu një shtrydhëse frutash dhe i bënte çdo ditë djalit lëngje frutash me përzirje të perimeve, e të cilat edhe djali i shijonte.

6.Bëhuni model i fëmijës suaj

Fëmijët gjithmonë shikojnë prindërit e tyre dhe marin shembull nga ta kështuqë do të ishte mirë që vazhdimisht edhe prindërit të konsumonin produkte të shëndetshmë në mënyrë që kjo të ndikojë te fëmijët.

7.Mos impononi fëmijët tuaj të përfundojnë të gjithë ushqimin

Cherylyn Harley LeBon, avokate dhe nënë e dy fëmijëve thotë se ajo dhe burri i saj kurrë nuk imponuan fëmijët e tyre të hanin të gjithë ushqimin sepse kjo i detyron ata me forcë të bëjnë diqka që nuk duan.

8.Fjalët kanë rëndësi

John Furjanic, një baba beqar me një vazjë të vetme tregon se ajo ishte shumë e shkurtër dhe kishte e kompleks këtë gjë dhe një ditë dëgjoi babanë e saj të thoshte se proteinat rrisin muskujt ,prandaj ajo vetvetiu filloi të kërkonte të hante perime, pemë, vezë të cilat kanë protina.

9.Bëhuni shumëngjyrësh

Servojini fëmijës suaj një pjatë të mbushur me perime ose pemë shumëngjyrëshe, kjo do t’u krijojë atyre një dëshirë për t’i provuar ato.

10.Vëni në konsideratë “drekat pa shkurre”

Kjo do të thotë të pregatitni dreka me pemë dhe perime të freskëta të cilat nuk kanë në brendi ëmbëlsira.

11.Bëni eksperimente

Kjo do të thotë që nëse fëmija juaj parapëlqen të hajë një lloj të ushqimit vazhdimisht bëjini eksperimente me to.Për shembull në rast se pëlqen patatet ,t’i bëni ushqime me patate por jo në mënyra të njëjta vazhdimisht, raporton CNN, transmeton Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat