Dy mënyra si ta zbusni bukën bajat

Këshilla mjekësore

Dy mënyra si ta zbusni bukën bajat

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Bukën bajat nuk jeni të detyruar ta hidhni. Nëse dëshironi që ta shijoni sërish atë, ka disa mënyra se si mund ta bëni.

Për ta zbutur bukën bajat janë dy mënyra të thjeshta.

Mënyra e parë është zbutja në furrë: Furrën e ngrohni në 180 gradë, ndërkaq bukën mbështilleni me leckë të njomur. Futeni bukën e mbështjellë në furrën e nxehur 5 deri në 10 minuta.

Bukën mund ta zbusni edhe në furrën e mikrovalës.

Spërkateni me ujë (mos i qitni shumë ujë) dhe mbështilleni në peshqir letre. Pastaj futeni në furrën e mikrovalës në gradën më të lartë rreth 10 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat