Këshilla si të flini më mirë kur ndiheni të kërcënuar nga koronavirusi

Këshilla mjekësore

Këshilla si të flini më mirë kur ndiheni të kërcënuar nga koronavirusi

Më: 17 mars 2020 Në ora: 01:07
Foto ilustrim

Gjumi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për një shëndet të mirë.

Ne supozohet të flemë 7 deri në 10 orë gjumë çdo natë, në varësi të moshës, por zakonisht kjo nuk zbatohet tek të gjithë, për arsye të ndryshme.

“Problemet e gjumit përbëjnë një epidemi globale që kërcënon shëndetin dhe cilësinë e jetës për 45% të popullsisë së botës,”- sipas World Sleep Society, një organizatë jofitimprurëse e profesionistëve të gjumit.

Ka shumë gjëra që mund të na vijnë në kokë, por pagjumësia nuk është zgjidhje. Gjumi i pakët çon në shtimin e peshës, mosfunksionim e sistemit imunitar, presion të lartë të gjakut, sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru, ankth dhe çrregullime të tjera.

Këto janë këshillat që ofron Shoqata Botërore e Gjumit, për të bërë një gjumë produktiv:

Përcaktoni një orar të rregullt kur flini dhe kur zgjoheni
Bëni kujdes me gjumin pas drekës
Mos konsumoni cigare ose alkool
Shmangni ngrënien e ushqimeve të caktuara
Stërvituni rregulisht, por jo para gjumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat