Këshilla të rëndësishme për prindërit: Si të bisedoni me fëmijët për coronavirusin - Bota Sot
Këshilla të rëndësishme për prindërit: Si të bisedoni me fëmijët për coronavirusin

Këshilla mjekësore

Këshilla të rëndësishme për prindërit: Si të bisedoni me fëmijët për coronavirusin

Më: 5 prill 2020 Në ora: 12:38
Foto Ilustrim

Si do të duhej prindërit që të sillen dhe në çfarë mënyre t’ua shpjegojnë fëmijëve situatën e krijuar?

Jemi dëshmitarë të pandemisë, na ka goditur të gjithëve, ka hyrë në të gjitha poret e shoqërisë. Në situatën kur nuk mund të ndryshohen rrethanat e jashtme, njeriut i mbetet vetëm që ai të ndryshojë.

Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj frikës së prindërve, brengave, stresit dhe traumave në familje. Edhe pse mendojmë që fëmijët janë të vegjël dhe nuk kuptojnë, ata i ndiejnë të gjitha brenga tona.

Mos i gënjeni fëmijët, por edhe panikun lëreni anash

Të rriturit shpesh sillen në mënyrë të papjekur, shajnë, kërcënojnë, tregojnë shumë herë një thashetheme apo lajm, e injorojnë tërësisht praninë e fëmijëve. Fëmijët nuk janë imunë ndaj ngjarjeve të përditshme.

Bisedoni me fëmijët për masat e mbrojtjes dhe për pasojat e mundshme të sëmundjes.

Kërkoni informacione mbi coronavirusin dhe mënyrat e preventivës dhe të shërimit. Bisedoni për rëndësinë e mbajtjes së higjienës personale, për larjen e drejtë të duarve, pas përdorimit të tualetit, para dhe pas ngrënies, pas lojërave jashtë shtëpisë.

Në vend të parë vini theksin në rëndësinë e forcimit të organizmit dhe imunitetit dhe në luftën kundër cilësdo sëmundje. Ushqim të shëndetshëm, sa më shumë aktivitete fizike në natyrë.

Shpjegojani që aktualisht jemi të detyruar, në mënyrë që të mbrohemi, të ndryshojmë mënyrën e jetës.

Tregoni rëndësinë e dëmshme të përdorimit të gotave (shisheve) të përbashkëta për pirje të ujit (lëngjeve), garniturave për ushqim… Zvogëloni shoqërimin në hapësira të mbyllura.

Pajisni me durim, lejoni fëmijëve që t’ju pyesin çdo gjë që dëshirojnë

Përpiquni që para fëmijëve të mos bëni panik kur bisedoni me të tjerët. Tregoni fëmijëve se si ndiheni, mos i “maskoni” ndjenjat.

Fëmijët i kuptojnë shumë mirë porositë joverbale, të cilat janë në kundërshtim me ato që u thoni, në këtë mënyrë mundeni vetëm t’i hutoni dhe t’i bëni të pasigurt.

Mos i ngarkoni me informacione të cilat nuk do t’i kuptojnë

Nuk ka kuptim t’i bindësh fëmijët që të mos frikësohen fare, kur situata është e tillë që krijon arsye për frikë, megjithatë atë frikë duhet zvogëluar dhe mposhtur.

Është me rëndësi ta dalloni frikën dhe pasigurinë dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të fëmijëve në harmoni me moshën e tyre, qoftë nëpërmjet lojës, tregimit, vizatimit apo bisedimit.

Shpikni së bashku ndonjë aktivitet me të cilin do ta kaloni mirë vikendin.

Fjalë kyçe Si do të duhej prindërit që të sillen dhe në çfarë mënyre t’ua shpjegojnë fëmijëve situatën e krijuar? Belinda Begiqi Psikologe 'Zbritjet më të mira i gjeni në Interex #ExtraLirë' E SPONSORUAR SHIKO VIDEON Jemi dëshmitarë të pandemisë na ka goditur të gjithëve ka hyrë në të gjitha poret e shoqërisë. Në situatën kur nuk mund të ndryshohen rrethanat e jashtme njeriut i mbetet vetëm që ai të ndryshojë transmeton Telegrafi. Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj frikës së prindërve brengave stresit dhe traumave në familje. Edhe pse mendojmë që fëmijët janë të vegjël dhe nuk kuptojnë ata i ndiejnë të gjitha brenga tona. Mos i gënjeni fëmijët por edhe panikun lëreni anash Të rriturit shpesh sillen në mënyrë të papjekur shajnë kërcënojnë tregojnë shumë herë një thashetheme apo lajm për larjen e drejtë të duarve pas përdorimit të tualetit para dhe pas ngrënies pas lojërave jashtë shtëpisë. Në vend të parë vini theksin në rëndësinë e forcimit të organizmit dhe imunitetit dhe në luftën kundër cilësdo sëmundje. Ushqim të shëndetshëm sa më shumë aktivitete fizike në natyrë. Shpjegojani që aktualisht jemi të detyruar në mënyrë që të mbrohemi të ndryshojmë mënyrën e jetës. Tregoni rëndësinë e dëmshme të përdorimit të gotave (shisheve) të përbashkëta për pirje të ujit (lëngjeve) garniturave për ushqim… Zvogëloni shoqërimin në hapësira të mbyllura. Pajisni me durim lejoni fëmijëve që t’ju pyesin çdo gjë që dëshirojnë Përpiquni që para fëmijëve të mos bëni panik kur bisedoni me të tjerët. Tregoni fëmijëve se si ndiheni mos i “maskoni” ndjenjat. Fëmijët i kuptojnë shumë mirë porositë joverbale të cilat janë në kundërshtim me ato që u thoni në këtë mënyrë mundeni vetëm t’i hutoni dhe t’i bëni të pasigurt. Mos i ngarkoni me informacione të cilat nuk do t’i kuptojnë Nuk ka kuptim t’i bindësh fëmijët që të mos frikësohen fare kur situata është e tillë që krijon arsye për frikë megjithatë atë frikë duhet zvogëluar dhe mposhtur. Është me rëndësi ta dalloni frikën dhe pasigurinë dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të fëmijëve në harmoni me moshën e tyre qoftë nëpërmjet lojës tregimit vizatimit apo bisedimit. Shpikni së bashku ndonjë aktivitet me të cilin do ta kaloni mirë vikendin. Këshilla të rëndësishme për prindërit: Si të bisedoni me fëmijët për coronavirusin
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat