Çrregullimet e ankthit dhe mënyra si të kalohet?

Këshilla mjekësore

Çrregullimet e ankthit dhe mënyra si të kalohet?

Nga: Msc: Doruntina Grulaj Më: 5 prill 2020 Në ora: 20:22
Msc: Doruntina Grulaj

Miliona njerëz në gjithë botën vuajnë nga ankthi derisa tek disa mund të jetë më lehtë i përballuar. Ankthi është një ndjenjë e përgjithshme, frikë shpesh ndaj një rreziku të panjohur, jo real dhe të padukshëm. Ankthi mund të zgjat pak dhe në situata të veçanta. Por ai, mund të bëhet edhe kronik, me shqetësim të ekzagjeruar, të pa kontrolluar. Ankthi mund të bëhet aq i theksuar sa të krijojë vështirësi në familje, punë e shoqëri. Mund të cekim se ankthi është një term i përgjithshëm për disa çrregullime që shkaktojnë nervozizëm, frikë dhe shqetësim, i cili vjen në shumë forma, por të gjitha llojet e ndryshme shpesh kanë karakteristika themelore. Sikur edhe problemet tjera të shëndetit mendor, ashtu të gjithë përjetojnë ankthin herë pas here. Andaj nuk duhet të hezitojmë të kërkojmë ndihmë nga miq tanë apo edhe mjekët. Këto çrregullime ndikojnë si ndihemi, si sillemi. Ankthi i butë është më pak shqetësues, kurse ankthi i rëndë ndikon seriozisht në jetën tonë të përditshme, dhe vjen si reagim ndaj stresit.

Shoqata Psikologjike Amerikane (APA) e përcakton ankthin si “një emocion të karakterizuar nga ndjenja të tensionit, mendimeve të shqetësuara dhe ndryshimeve fizike si rritja e presionit të gjakut “. Kështu shqetësimet rrotullohen rreth punës, parave, jetës familjare, shëndetit dhe çështjeve të tjera që na mundojnë. Ankthi shpesh shoqërohet me simptoma të njejta si paniku ; probleme me gjumin, marrëmendje, fryma e shkurtër, përvoja e mbytjes, ndjenjë frike, parehati, tensionim të muskujve, dhimbje të butë, lodhje, ju duket sikur nuk po ndiheni mirë me shëndetin tuaj, nuk ju mban një vend dëshironi të lëvizni. Kurse ata të cilët e kanë ankthin të lidhur me ndjenjën e perfeksionit, përgjithësisht kanë pritshmëri aspak realiste në lidhje me jetët e tyre. Sipas Psychology Today, ekziston një trekëndësh vicioz mes perfeksionizmit, ankthit dhe depresionit. Kjo është praktikisht, paaftësia për të përfunduar një detyrë pasi kërkohet, vazhdimisht që të jetë përfekte.

Çrregullimet e ankthit zakonisht na vin nga situata të ndryshme me të cilat mund të përballemi me stres, rritje dhe presion të gjakut, andaj edhe na paraqiten disa çrregullime si ; Fobia : Kjo frikë manifestohet me çrregullime tjera të ankthit, frika mund të njihet si irracionale ose e panevojshme, por personi nuk është ende në gjendje të kontrollojë ankthin. Kjo fobi mund të jetë me shkaktarë dhe situata të ndryshme si kafshë, ose objekte të përditshme që na rrethojnë. Çrregullimi i stresit post- traumatik (PTSD) : Ky lloj ankthi vjen si pasojë e traumave të mëparshme si ; luftëra, fatkeqësi natyrore, sulme seksuale, aksidente serioze. PTSD shpesh çon në flashbacks, dhe personi mund të bëjë ndryshime të sjelljes për të shmangur shkaktarin. Çrregullimi i ankthit social : Kjo është një frikë që gjykohet gabimisht nga të tjerët në situata shoqërore ose nga frika e të shfaqurit në publik. Kjo nënkupton frikën nga skena, frika e intimitetit. Si pasojë e kësaj njerëzit shmangin situata publike, dhe kontaktin njerëzor deri në atë pikë saqë jeta e përditshme u bëhet jashtëzakonisht e vështirë. Çrregullimi i ankthit të ndarjes : Ky lloj çrregullimi karakterizohet nga nivele të larta ankthi kur ndahen nga një person i rëndësishëm që kemi pasur në jetë, ose edhe kur ndërrojmë vendbanim. Ndarja rezulton me simptoma paniku, kurse vendi jep ndjenjë pasigurie.

Faktorë që sjellin ankthin cekem më lartë se është stresi i përditshëm por që nëse nuk kontrollohet kalon në ankth, pastaj janë problemet që na sjell jeta, si puna, shkolla, financa, ngjarjet traumatike, ose edhe mungesa e oksigjenit kur ndodhemi në lartësi. Ankthi i tepruar vjen nga stresi i jetës përditshme, por edhe nga personi që shqetëson veten dhe mundohet të tregoj vetveten, me frikën se diçka e keqe do të ndodh.

Ankthi vjen por ashtu di edhe të ikën varet krejtësisht nga ne si veprojmë, mund të lexoni gjithçka kundër ankthit por nëse nuk kujdeseni për veten kjo nuk do të ndikojë asgjë për të mirë në shëndetin tuaj, prandaj duhet gjithsesi të shkoni drejt një jete të lumtur, më të shëndetshme gjithmonë me gjëra pozitive dhe strategji që na qetësojnë të cilat edhe janë të theksuara nga shumë psikologë e psikoterapeut.

Tani kemi theksuar disa nga mënyrat se si na bëjnë më të lehtë kalimin nga ankthi:

Filloni të merrni frymë thellë : Kontrolloni frymëmarrjen. Qëllimi është të merrni frymë thellë e sa më normalisht, duke vënë në lëvizje barkun, dhe jo kraharorin. Kjo quhet frymëmarrje abdominale. Nga 10 minuta çdo ditë janë të mjaftueshme dhe me rezultate të mira kundër ankthit.

Meditoni : Kurrë mos e leni veten pa u qetësuar, jepni vetes çdo ditë pak kohë për tu relaksuar të paktën 10 minuta. Mendoni të qetë, të matur dhe të hapur, edhe me aktivitetet tuaja të përditshëm do të jeni më mirë.

Kujdesuni për veten : Edhe nëse nuk keni para të mjaftueshme nuk do të thotë që është e vështirë, sepse nga ankthi vuajnë edhe ata që kanë para, prandaj kujdesi ndaj vetes duhet të shihet , nga mbajtja e higjienës se trupit, bëni masazhe, ndryshoni stilin e flokëve etj. Asgjë nuk është më mirë se një trup i mirëmbajtur si një shkëlqim seksi dhe i shëndetshëm.

Mos e teproni me tableta qetësuese : Nëse përdorni lloj tabletave për qetësim e nuk jeni në terapi atëherë nuk duhet ta bëni, zëvendësoni ato më çaj kamomil, ose të gjelbërt.

Filloni të kurseni xhepin tuaj : Parat e juaja duhet ti menaxhoni mirë ato, evitoni blerje të panevojshme apo jo thelbësore, për të mos krijuar panik, dhe mos ndiheni të stresuar në situata që mund të hasni në dilema apo kriza financiare.

Largoni rrëmujën në shtëpinë tuaj : Pastroni shtëpinë dhe ndihuni të qetë me komoditetin që vet e ofroni, ndryshoni vendin orendive në shtëpi kohë pas kohe, dhe do pëlqeni gjithçka që keni.

Shkoni më herët në shtrat : Para gjumit gjithmonë shfletoni ndonjë revistë apo libër, evitoni sa më shumë përdorimin e telefonit mos e mbani afër atë dhe mos shikoni televizon, kështu edhe do ta bëni gjumin më të qetë.

Zgjohuni 15 minuta më herët se zakonisht : Për të mos pasur stresin dhe mundimin e përgatitjes për të dal në punë, apo edhe thjeshtë për të shijuar mëngjesin edhe freskinë që ofron mëngjesi.

Binduni ajo që ndjeni ndonjëherë nuk është e vërtet : Një nga punët më të vështira të një psikoterapeuti është të bind klientin se ndjenja e vetëvlerësimit të ulët, apo e fajit dhe turpit nuk janë të sakta. Mendimet negative shkaktojnë edhe ndjenja negative. Kjo është e ndërlikuar për shkak se shumë nga mendimet tona negative janë automatike, në subkoshiencë. Prandaj nëse nuk mendoni se e meritoni më të mirën, gjërat e mira nuk do të lejoni të hyjnë në jetën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat