A rrezikojmë të infektohemi me koronavirus përmes ushqimit? Këshillat e reja, çfarë duhet pasur kujdes - Bota Sot
A rrezikojmë të infektohemi me koronavirus përmes ushqimit? Këshillat e reja, çfarë duhet pasur kujdes

Këshilla mjekësore

A rrezikojmë të infektohemi me koronavirus përmes ushqimit? Këshillat e reja, çfarë duhet pasur kujdes

Më: 18 prill 2020 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka nxjerrë udhëzime të reja rreth asaj që ka shkaktuar konfuzion tek qytetarët, nëse mund të infektohen apo jo me koronavirus nga ushqimi i paketuar

Këshillat për publikun u lëshuan dje, në një kohë që në Mbretërinë e Bashkuar numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar mbi 14,000, e ka rritur shqetësimet për sigurinë e jetës në të gjithë botën pasi shumë pak dihen për virusin e ri.

Këshillat e fundit mund të ndihmojnë publikun që të kuptojë më mirë situatën, raporton Daily Star.

Udhëzimi thotë se “është shumë pak e mundur që ju të mund të infektoheni me koronavirus nga ushqimi” sepse sëmundjet e frymëmarrjes “nuk dihen të transmetohen nga ekspozimi ndaj paketimit të ushqimit ose ushqimit”, bënte me dije agjencia e Standardeve të Ushqimit në fillim të këtij muaji.

Ata që ishin të shqetësuar në lidhje me kontaminimin e mundshëm të ushqimit janë siguruar në udhëzimin e ri që thotë se, edhe nëse virusi ishte i pranishëm në ushqim, “gatimi i plotë i tij do të vrasë virusin”.

Këshillat e lançuara gjithashtu nuk harrojnë t’i kujtojnë qytetarëve që të lajnë duart rregullisht me sapun dhe ujë – siç është rekomanduar nga NHS që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë- veçanërisht përpara se të gatuajnë ushqimin ose të hanë.

Informacioni i ri thekson se rreziku i kontaminimit me koronavirus të ushqimit dhe paketimit të tij është “shumë i ulët”.

Kjo nxit që bizneset që merren me ushqimin t’i përmbahen procedurave të higjenës dhe sigurisë, dhe që personeli në industrinë e prodhimit të produkteve ushqimore “t’i kërkohet” të mbajë një shkallë të lartë të pastërtisë personale dhe të mbajnë veshje të përshtatshme, të pastra”.

Dokumenti me këshilla shpjegon se: “Kur blini ushqime si fruta, perime ose bukë në një furrë buke, provoni dhe prekni vetëm atë që do të blini.”

Konsumatorëve u kujtohet gjithashtu se ata duhet të mbajnë një distancë prej dy metrash me të tjerët, dhe “të blejnë vetëm atë që ju nevojitet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat