Pse nuk duhet shmangur vakti i zemrës tek fëmijët; Rregullat që ai të jetë i shëndetshëm - Bota Sot
Pse nuk duhet shmangur vakti i zemrës tek fëmijët; Rregullat që ai të jetë i shëndetshëm

Këshilla mjekësore

Pse nuk duhet shmangur vakti i zemrës tek fëmijët; Rregullat që ai të jetë i shëndetshëm

Më: 27 prill 2020 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Si paradite, si pasdite një vakt i ndërmjetëm për fëmijët nuk duhet anashkaluar kurrë. Si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët, mjekët rekomandojnë vakte të vogla gjatë ditës në në mënyrë që të shmanget ngrënia e tepërt

Vaktet e ndërmjetme janë të domosdoshme për një shëndet të mirë të fëmijëve.

Deri disa kohë më parë besohej se vaktet e ndërmjetme ishin përgjegjëse për obezitetin tek fëmijët e vegjël, por nuk është e vërtetë. Përgjegjëse janë sasitë e tepërta të sheqernave dhe yndyrave që ato përmbajnë.

Rregullat për një vakt zemre të shëndetshëm për fëmijët

1. Për të filluar, për një ushqyerje të ekuilibruar është i rëndësishëm fakti që duhen konsumuar 5 vakte në ditë: mëngjes, vakt i ndërmjetëm i paradites, drekë, vakti i zemrës pasdite dhe darkë.

2. Nuk duhen anashkaluar vaktet e zemrës. Është i gabuar parimi i të ngrënit sa për gjithë ditën.

3. Vakti i zemrës duhet të jetë i vogël dhe duhet të sigurojë 5-7 për qind të gjithë energjisë ditore.

4. Nëse fëmijët nuk kanë probleme të mbipeshës dhe kryejnë aktivitet sportiv, mund të kenë edhe një vakt zemre më të pasur.

5. Vakti i zemrës ka si qëllim të rikarikojë organizmin në mënyrë që para vaktit kryesor fëmijët të mos jenë shumë të uritur. Mes vaktit të ndërmjetëm dhe zemrës duhet të kalojnë të paktën dy orë.

6. Ndryshojini shpesh vaktet e ndërmjetme tek fëmijët në mënyrë që fëmijët të marrin nutrientë të ndryshëm, këshillon Living.

7. Lexoni gjithmonë etiketat e vakteve të gatshme që të shihni vlerat nutricionale dhe kaloritë të cilat duhet të jenë nga 100-200.

8. Mos ua jepni vaktin e zemrës ndërsa studiojnë ose shohin tv. Vakti i zemrës nuk duhet të jetë për të shtyrë kohën, por të ketë kohë të dedikuar.

9. Si vakte të ndërmjetme mund të përdorni dhe sallatë frutash, kos me reçel, biskota të thata ose një fetë kek të përgatitur në shtëpi me përbërës të shëndetshëm.

10. Mos harroni edhe marrjen e lëngjeve; shtrydhuani ose përgatituni smoothie apo një gotë qumësht. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat