Paradoksi i izolimit - Bota Sot
Paradoksi i izolimit

Këshilla mjekësore

Paradoksi i izolimit

Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Pse gjatë izolimit po ulet ankthi tek disa njerëz?

Ideja që pandemia e koronavirusit mund të ketë disa gjëra që mund të na ndihmojnë  të jetojmë një jetë më të mirë, mund të duket pothuajse e paimagjinueshme përballë shkatërrimit dhe vdekjes që ajo ka shkaktuar deri më tani.

Dhuna në familje është rritur, familjet e varfra  po përjetojnë përkeqësimin e pasigurisë ushqimore. Edhe ata me të ardhura më të qëndrueshme po hasin vështirësi.

Siç e tha akademikja Cynthia Enloe: “Ne nuk jemi të gjithë sëbashku në këtë. Jemi në të njëjtin det, por jemi në anije shumë të ndryshme. Dhe disa nga varkat fusin ujë. Dhe disa nga ato anije kanë motorë më të fuqishëm. Ne nuk jemi të gjithë në të njëjtën varkë”.

Megjithatë, në gjithë errësirën ka pasur disa fije shprese. Për disa nga ata fatlumë që kanë një ambient shtëpie të sigurt dhe nga i cili ata mund të punojnë.

Njerëz me probleme të shëndetit mendor kanë raportuar se ndjehen shumë më mirë që nga fillimi i bllokimit. Daisy Fancourt po udhëheq një ekip në University College London, në një studim për të parë ndikimin psikologjik dhe shoqëror të pandemisë së koronavirusit.

Deri më tani, rezultatet e anketave të mbi 74,000 njerëzve kanë treguar se, megjithëse kishte një rënie fillestare të lumturisë para fillimit të bllokimit, mirëqenia është rritur gjatë javëve të fundit, dhe nivelet e ankthit kanë rënë si për njerëzit me probleme ekzistuese të shëndetin mendor si dhe atyre pa probleme ekzistuese.

Ndërsa ekspertët thonë se prirja mund të ndryshojë në ditët e ardhshme pasi bllokimi vazhdon, edhe pse nivelet e ankthit gjithmonë janë më të larta për njerëzit me sëmundje mendore sesa për ata pa probleme të shëndetit mendor, gjetjet e studimit janë intriguese.

Kjo rënie e ankthit mund të jetë e përkohshme, por arsyet prapa saj ia vlejnë të hulumtohen.

Jasmine Cooray është një këshilltare që punon me njerëz që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Ajo ka vërejtur se “lehtësimi i masave të izolimit” ka rritur përsëri ankthin tek njerëzit që kanë nivele të larta të presionit të brendshëm. / Sky – Bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat