Shtatë udhëzime nga Universiteti i Harvardit për të ulur stresin - Bota Sot
Shtatë udhëzime nga Universiteti i Harvardit për të ulur stresin

Këshilla mjekësore

Shtatë udhëzime nga Universiteti i Harvardit për të ulur stresin

Nga: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) Më: 23 maj 2020 Në ora: 20:41
Ilustrim

Stresi negativ është njëri ndër shkaktarët kryesor të sëmundjeve kardiovaskulare që shpesh shkaktojnë vdekjen e parakohëshme të individit apo invaliditetin e tij. Shkenctarët e Universitetit të Harvardit (2019) kanë publikuar një udhëzues që përmbanë shtatë udhëzime që mund ti aplikojë çdo kush nga ne për ta ulur stersin negativ dhe pasojat e tij për shëndetin tonë. Këto shtatë udhëzime janë:

1. Bëni gjumë të mjaftueshëm

Gjumi i papërshtatshëm ose me cilësi të dobët mund të ndikojë negativisht në disponimin tuaj, vigjilencën mendore, nivelin e energjisë dhe shëndetin fizik.

2. Mësoni teknikat e relaksimit

Meditimi, relaksimi progresiv i muskujve, imazhet e drejtuara, ushtrimet e frymëmarrjes së thellë dhe joga janë teknika të fuqishme relaksimi që ndikojnë dukshëm në uljen e stresit.

3. Forconi rrjetin tuaj social

Lidhuni me të tjerët duke marrë një trajnim që ju dëshironi (sport, kurs, shkollë etj.), duke u bashkuar me një organizatë ose duke marrë pjesë në një grup mbështetës.

4. Përmirësoni menaxhimin e kohës

Sa më efikas të mund të zgjidhëni kërkesat e punës dhe të familjes suaj, aq më i ulët do jetë niveli i stresit negativ.

5. Mundohuni ti zgjidhni më kohë problemet që shkaktojnë situata stresuese

Mos lejoni që situatat stresuese të acarohen. Mbani seanca për zgjidhjen e problemeve familjare dhe përdorni aftësi negociuese në shtëpi dhe në punë.

6. Ushqeni veten shëndetshëm dhe mbushuni më energji

Hani ushqim të shëndetshem, hani ngadalë dhe përqendrohuni në shijen dhe ndjesitë e çdo kafshimi. Bëni një shëtitje ose një sy gjumë ose dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

7. Kërkoni ndihmë.

Mos keni frikë të kërkoni ndihmë nga bashkëshortja /bashkëshorti, miqtë dhe fqinjët. Nëse stresi dhe ankthi vazhdojnë, bisedoni me familjarët deh miqët tuaj.

Aplikoni këto udhëzime për të zvogëluar stresin, duke i shtuar këtu edhe mbajtjen e një peshe normale të trupit , mos pirjen e duhanit, ushtrimin i rregullt, levizjen dhe sportin. Të gjitha këto sëbashku do e ulin stresin dhe do e parandlojnë ose kurojnë presionin e lartë i gjakut, që është shkaktar i shumë sëmundjeve.

Rreth autorit: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) është profesor i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale për programet Doktoratë, PhD, MSc. dhe MAS; Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër; Supervizor në universitetin prestigjioz ETH në Zvicër; Shkencëtar; Këshilltar dhe trajner i liderëve më kalibër të lartë; Folësi kryesor në shumë konferenca ndërkombëtare me reputacion. Kontakti: [email protected] www.alss-edu.ch

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat