Sa më e zezë çokollata, aq më mirë për shëndetin tuaj - Bota Sot
Sa më e zezë çokollata, aq më mirë për shëndetin tuaj

Këshilla mjekësore

Sa më e zezë çokollata, aq më mirë për shëndetin tuaj

Më: 30 maj 2020 Në ora: 22:47
Ilustrim

Studime të shumta kanë treguar se çokollata e zezë e forcon sistemin imunitar, shëndetin e zemrës dhe ka ndikim shumë të mirë në trurin e njeriut.

Mjekët sugjerojnë që çokollata e zezë të jetë me përmbajtje më të madhe të kakaos, sepse ashtu ndihmojnë edhe në furnizimin e organizmit me hekur.

“Çokollata e zezë ndihmon në uljen stresit pasi përmban sasi të konsiderueshme të kakaos,” thotë Sonal Arora, dietologe.

Ekspertë nga Universiteti i Kalifornisë në SHBA, kanë zbuluar se çokollatat që përmbajnë mbi 70 përqind kakao, e përmirësojnë shëndetin e trurit dhe të zemrës.

Përqindja e lartë e kakaos në çokolatë  ndihmon në qarkullimin e gjakut, duke reduktuar inflamacionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat