Të vërtetat për sojën: A është vërtet e shëndetshme apo shkakton kancerin?

Këshilla mjekësore

Të vërtetat për sojën: A është vërtet e shëndetshme apo shkakton kancerin?

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ekzistojnë shumë mite të pakufishme për sojën të cilat vijnë nga njerëzit të cilët janë orientuar për ushqim të shëndetshëm me bazë bimësh, mirëpo ka edhe të tillë të cilët theksojnë që ky lloj ushqimi madje është helm për organizmin tonë, andaj nuk mund që të mos kemi dilema – kujt t’i besohet?

Kokrrat e sojës, të cilat kultivohen më shumë se të gjitha llojet e bishtajoreve, konsiderohen artikull ushqimor i rëndësishëm në ushqimin e vegjetarianëve dhe veganëve, ndërkaq përdoren në gjellë të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme.

Mirëpo, si edhe me shumicën e artikujve, nuk ekziston përgjigje një qind për qind e saktë a është soja e shëndetshme apo jo.

Për të treguar rëndësinë e sojës, nutricionistja Rianon Lambert demanton mitet e mëdha lidhur me këtë super-artikull.

Gjëja e parë të cilën duhet ta mbajmë në mend është që soja është burim shumë i mirë i proteinave, ndërkaq kokrrat e sojës janë të njohura si proteinë komplete.

Image

– Për dallim nga bimët e tjera që kanë proteina, soja përmban amino-thartira të cilat janë të rëndësishme për trupin tonë, por të cilat nuk mundet trupi t’i prodhojë vetë.

Një filxhan sojë e zier përmban rreth 22 gramë proteina, pothuajse sa edhe një ramstek, ka shkruar ajo.

Soja përmban fitoestrogjen i cili bllokon veprimet e padëshirueshme të rritjes së estrogjenit në trup dhe i ndihmon trupit të vendosë balancën e estrogjenit dhe të progresteronit.

Fitoestrogjenët janë hormone nga bimët të cilat mund të gjenden edhe në kokrrën e kafes, në mollë, elb, thjerrëza, oriz, karota dhe birrë. Janë antioksidante të shkëlqyeshme dhe ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga sëmundje të shumta.

Image

Shpifja tjetër e cila e shoqëron sojën është që ajo shkakton kancerin.

– Lajthitja se a mund të çojë soja apo jo në shfaqjen e kancerit është rezultat i aftësive të sojës të imitojë estrogjenin në trup, ndërsa disa forma të kancerit rriten në prani të estrogjenit.

Në krahasim me Amerikën, vendet aziatike kanë shkallë më të vogël të të sëmurëve nga kanceri i gjirit, kanceri i prostatës dhe sëmundjet kardiovaskulare, si edhe të thyerjes së kockave, ndërkaq soja në këto vende më së shumti përdoret, thekson ajo.

Lambert ka thënë edhe që nuk duhet të përdoren në mënyrë obsesive produktet e sojës nëse nuk ju pëlqejnë, mirëpo mos i eliminoni vetëm pse kujdeseni që të mos ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat