Femrat para shtatzënisë do të duhej ta kontrollonin kolesterinën – këshillojnë ekspertët

Këshilla mjekësore

Femrat para shtatzënisë do të duhej ta kontrollonin kolesterinën – këshillojnë ekspertët

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Kolesterina e ngritur në gjak shpesh nuk ka kurrfarë simptomash dhe diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm, posaçërisht kur është fjala për shtatzënat

Derisa shumica nuk rekomandojnë verifikimin e kolesterinës në shtatzëni, ekzistojnë të dhëna që kolesterina e ngritur ndikon edhe në lindje të parakohshme, si edhe në lindjen e fëmijës me peshë më të vogël, gjë që më vonë mund të ndikojë në sëmundje të ndryshme të zemrës, por edhe të çojë deri në vdekje.

Asociacioni Amerikan i zemrës ka propozuar që të gjithë të rriturit e moshës mbi 20 vjeç duhet ta kontrollojnë kolesterinën në gjak.

Ato femra të cilat e kanë kontrolluar kolesterinën kanë qenë më të moshuara, zakonisht kanë pasur sëmundje të arterieve koronare, tension të lartë të gjakut dhe diabet.

Ekspertët theksojnë që diagnostikimi i hershëm do të çojë deri te identifikimi i hershëm i sëmundjeve të lidhura, sepse ndikon si te nëna, ashtu edhe te fëmijët dhe familjarët e tjerë.

Shumica e njerëzve me hiperkolesteromi janë të rinj dhe duken të shëndetshëm, ndërsa arteriet tregojnë diçka krejtësisht tjetër. Verifikimi i kolesterinës te femrat ka ndikim në amësi dhe në shëndet të fetusit.

Të dihet që femra para shtatzënisë ka kolesterinë të lartë gjithashtu ka shumë rëndësi, sepse atëherë mund të ulet rreziku kardiometabolik (diabeti dhe sëmundjet e zemrës).

Nuk ekzistojnë shenja as simptoma të kolesterinës së ngritur në gjak, ndërkaq shenja e parë mund të jetë sulmi në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat