Pesë këshilla që të mos kuptoheni fare se keni pirë duhan

Këshilla mjekësore

Pesë këshilla që të mos kuptoheni fare se keni pirë duhan

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:09
Foto

Nëse jeni duhanpirës dhe nuk rrini dot pa ndezur një cigare në makinë, shtëpi, ky mund të jetë problem pasi aroma e duhanit është një nga më të vështirat për t’u larguar

Mund të provoni të gjitha llojet e deodorantëve, por nëse e ndizni vazhdimisht cigaren në këto ambiente, nuk shpëtoni dot nga aroma e tij në mënyrë të përhershme.

Gjithsesi, këto këshilla do t’ju ndihmojnë që shtëpia, makina dhe trupi juaj të mbajnë aromë të freskët dhe të mos kuptoheni fare që keni ndezur duhan.

Mollët

Mollët janë të shkëlqyera për të përthithur aromat, çka i bën perfekte për këtë qëllim. Merrni një mollë dhe ndajeni përgjysmë ose në disa feta. Vendosini ato në ambientin që vjen erë duhan dhe lërini për një natë. Molla do të përthithë gjithë aromën e duhanit.

Uthulla

Uthulla neutralizon erën e duhanit duke e zhdukur të gjithë aromën. Hapni dritaret dhe nëse keni kafshë shtëpiake çojini në dhomën tjetër. Vendosni në zjarr një tenxhere me uthull dhe vëreni të ziejë.

Aroma e uthullës do të përhapet në shtëpi duke eliminuar atë të duhanit. Mund të përzieni gjithashtu një filxhan uthull me dy litra ujë të ngrohtë dhe të pastroni sipërfaqet dhe mobilet. Nëse rrobat tuaja bien erë duhan, mund të shtoni pak uthull në rrobalarëse.

Soda

Spërkasni divanet, tapetet e tapiceritë me sodë buke dhe lëreni në këto sipërfaqe për 12-24 orë.

Soda përthith aromat dhe lagështinë që do të thotë se era e duhanit dhe aromat e tjera të pakëndshme do të zhduken.

Kafeja

Ruani mbetjet e kafesë në enë të vogla. Vendosini në makinë ose nëpër shtëpi. Zëvendësojini çdo 24 orë dhe aroma e duhanit do të zhduket, këshillon Living.

Mbetjet e kafesë përthithin aromat dhe lëshojnë erën e mirë të kafesë.

Amoniak

Nëse aromat e duhanit në ambientet tuaja janë shumë të forta, le të kalojmë tek ‘artileria e rëndë’. Përdorni amoniak.

Kur ta përdorni, vendosni maskë dhe mbani fëmijët e vegjël larg. Nëse era e tij është shumë e fortë dhe s’e duroni dot, mund të përdorni pak sodë për të thithur erën e amoniakut. Spërkateni në shtëpi dhe më pas ndizni aspiratorin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat