Nuk ka të bëjë me higjienën e keqe, infeksionet urinare shkaktohen nga problemet e mëposhtme

Këshilla mjekësore

Nuk ka të bëjë me higjienën e keqe, infeksionet urinare shkaktohen nga problemet e mëposhtme

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga një bakter ose virus që infekton fshikëzën ose uretrën, tubi nëpërmjet të cilit kalon urina

Si pasojë, mund të keni nevojë urinimi të shpeshtë, por pamundësi për të urinuar, ndjesi djegie gjatë urinimit, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës.

Urina shpesh është me ngjyrë më të errët dhe ka erë të fortë. Po cilët janë shkaktarët e vërtetë të tyre?

Infeksioni në veshka: Infeksionet e fshikëzës mund të kalojnë nëpërmjet traktit urinar në veshka, duke shkaktuar komplikacione më të rënda.

Nëse lihen pa trajtuar, infeksionet e veshkave mund të përhapen në gjak, duke ju rrezikuar kështu jetën.

Prandaj, mos u përpiqni të trajtoni vetë infeksionet e traktit urinar pa u konsultuar më pakë me mjekun.

Gurë në veshka: Gurët në veshka janë një nga çrregullimet më të zakonshme dhe më të shpeshta të traktit urinar.

Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm – 12 mm.

Vështirësia në urinim dhe djegie, dhimbje mesi, të përziera, të vjella, urinim me gjak dhe i dhimbshëm, janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për gurë në veshka.

Infeksion mykotik: Zakonisht këto infeksione shkaktojnë ndryshim të ngjyrës, sasisë dhe aromës së derdhjes vagjinale, irritim, të kruara, djegie kur urinoni, nevojë për të urinuar shpesh, shpërthim puçrrash, dhembje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Clamidia: Është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që zakonisht nuk shkakton simptoma. Megjithatë, ka raste që shkakton djegie gjatë urinimit dhe rrjedhje nga vagjina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat