Ngrënia jashtë, ndër aktivitetet më të rrezikshme gjatë pandemisë

Këshilla mjekësore

Ngrënia jashtë, ndër aktivitetet më të rrezikshme gjatë pandemisë

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Dalja jashtë për të ngrënë është më e rrezikshme se veprimet tjera gjatë pandemisë së koronavirusit, ka paralajmëruar Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në Amerikë në një raport të ri.

Në një studim me 314 të rritur që ishin testuar për COVID-19, kjo qendër ka gjetur se ata që dolën pozitivë ishin gati dy herë më shumë nëpër restorante për të ngrënë, para se të sëmureshin.

Nga 314 personat e testuar, gati gjysma kishin rezultuar pozitivë dhe gjysma negativë. Hulumtuesit kanë pyetur secilin pjesëmarrës në studim se çka kanë bërë në dy javët e fundit para se të testoheshin për koronavirus, përfshirë bartjen e maskave apo të qenit në restorante, bare e qendra fitnesi, thuhet në studim.

Të gjithë kishin dhënë përgjigje të ngjashme, përveç kur bëhej fjalë për të qenit në restorante. Të dhënat kanë treguar se njerëzit që kishin rezultuar pozitivë kishin shkuar më shumë nëpër restorante.

Shumë vende në botë kanë rihapur restorantet me masa të reja, pas mbylljes fillestare pasi pandemia kishte marrë hov.

Në gjithë botën deri tash janë infektuar më shumë se 28 milionë njerëz, ndërsa kanë vdekur mbi 910 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat