Hudhra shëron shumë shpejt herpesin: Eliminoni dhembjet!

Këshilla mjekësore

Hudhra shëron shumë shpejt herpesin: Eliminoni dhembjet!

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 09:46
Foto Ilustrim

Herpes simpleks është sëmundje virusale e lëkurës e cila shfaqet për shkak të rënies së imunitetit, mirëpo shpesh edhe si pasojë e stresit

Zakonisht shfaqet në buzë, ndërsa e karakterizon shfaqja e vezikulave të mbushura me lëng në lëkurë dhe mukozë.

Simptomat janë shumë të pakëndshme, ndërkaq procesi i shërimit zgjat rreth një javë.

Simptomat e herpesit mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Në momentin që ju infektoheni, ju mund të përjetoni zhdukje dhe rishfaqje të simptomave.

Për të shmangur transmetimin e herpesit në pjesë të tjera të trupit, mos prekni shpinën dhe mbani një vëmendje në larjen e shpeshtë të duarve.

Meqenëse infeksioni shfaqet për shkak të rënies së imunitetit, është shumë me rëndësi që të merrni vitamina dhe minerale për ngritjen e imunitetit, siç janë vitamina C dhe zinku.

Njëra ndër mënyrat natyrale që ta eliminoni këtë problem është hudhra.

▪ Merrni një thelb hudhre, grijeni imët dhe vendoseni në zonën ku është shfaqur herpesi
▪ Lëreni të qëndrojë rreth 10 minuta, pastaj hiqeni dhe shpëlajeni me ujë të nxehtë
▪ Përsëriteni këtë procedurë pesë herë dhe herpesi do të zhduket brenda 12 orëve
▪ Nëse herpesi është me shtrirje të madhe, këtë procedurë përsëriteni edhe të nesërmen

Hudhra ka cilësi antivirusale dhe antibakterale dhe vepron fuqishëm në forcim të imunitetit. Është e pasur me shumë minerale siç janë kalciumi, sulfuri, fosfori dhe hekuri.

Përmban edhe vajra eterike siç janë alicina dhe vitaminat, prandaj konsiderohet si antibiotik natyral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat