Këshillat e kardiologëve: Ecni, vozitni biçikletën, ushqehuni shëndetshëm dhe mos pini duhan

Këshilla mjekësore

Këshillat e kardiologëve: Ecni, vozitni biçikletën, ushqehuni shëndetshëm dhe mos pini duhan

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:37
foto ilustrim

Sëmundjet kardiovaskulare (të zemrës dhe enëve të gjakut) në vendet industriale janë shkaktari më i shpeshtë i vdekjes.

Kardiologët shpjegojnë se kjo ndodh për shkak të mënyrës moderne të të jetuarit, ku përfshihet aktiviteti minimal fizik, ushqimi i pashëndetshëm, niveli i lartë i stresit, duhanpirja, shtypja e lartë e gjakut, sëmundja e sheqerit dhe të tjera.

Ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës janë shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni arterial) dhe pirja e duhanit.

Substancat kimike në duhan mund ta dëmtojnë zemrën dhe enët e gjakut, që çon deri në ngushtimin e arterieve për shkak të grumbullimit të pllakave (ateroskleroza) e që në progres e sipër mund të shkaktojë infarkt (sulm në zemër).

Monoksidi i karbonit në duhan zvogëlon nivelin e oksigjenit në gjak duke rritur shtypjen e gjakut dhe numrin e të rrahurave të zemrës.

Prandaj, kardiologët rekomandojnë që të hiqni dorë nga duhanpirja dhe të ecni sa më shumë ose të vozitni biçikletën. Njëherësh, duke u orientuar edhe tek ushqimi i shëndetshëm.

Është një formulë e thjeshtë: Sa më shumë që organizmi ekspozohet ndaj materieve të dëmshme, rreziku është më i madh për sëmundje. Prandaj, ndryshimi në sjellje dhe mënyrë të jetesës, mund ta zvogëlojë këtë rrezik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat