A duhet meshkujve dhe femrave t’u përshkruhen ilaçe të ndryshme?

Këshilla mjekësore

A duhet meshkujve dhe femrave t’u përshkruhen ilaçe të ndryshme?

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:42
Foto Ilustrim

Janë të shumta dallimet e ndryshme biologjike midis gjinive të cilat ndikojnë në absorbimin e ilaçeve

Shkencëtarët kanë identifikuar që femrat dukshëm më ngadalë e absorbojnë ilaçin se sa meshkujt, ndërkaq pasojë e kësaj është që zgjohen mahmur, të papërqendruara dhe konfuze.

Prandaj, FDA-ja ka publikuar rekomandimin që Ambien (Zoldpiem) është një ndër ilaçet e përdorura më së shpeshti kundër pagjumësisë dhe në doza të ndryshme u përshkruhet femrave dhe meshkujve.

Reagime të ndryshme ndaj ilaçeve

Njohuritë deri te cilat është arritur gjatë tridhjetë vjetëve të fundit tregojnë që femrat dhe meshkujt reagojnë ndryshe ndaj ilaçeve dhe terapive të njëjta.

Spektri i dallimeve të tilla është i gjerë. Për shembull, femrat më shpejt zgjohen nga anestezioni. Njëherësh, ato më shpesh vuajnë nga dukuritë shoqëruese të anestezionit siç janë dhembja e kokës dhe të vjellat.

Pastaj, femrat zemrën e implantuar e refuzojnë më shpesh se meshkujt, ndërsa njëri ndër shkaqet është ai që organizmi i femrës më shpejt absorbon ilaçet kundër refuzimit të organeve të implantuara.

Megjithatë, disa ilaçe për qetësim në bazë mofrine janë më të efektshme për femrat, por jo edhe për meshkujt.

Nga ana tjetër, ilaçi kundër dhembjeve ibuprofen është më i efektshëm te meshkujt sesa te femrat.

Kur marrin antihistamikë, antibiotikë, steroide dhe antidepresivë, femrat kanë efekte negative shoqëruese shumë më tepër.

Edhe aspirina, një ndër ilaçet më të njohura në botë, nuk ndikon në të njëjtën mënyrë te meshkujt dhe te femrat. Duke verifikuar moton “një aspirinë në ditë për zemër të shëndetshme” në grupin e të intervistuarve të të dy gjinive, shkencëtarët para disa vjetësh kanë vërejtur që ai ilaç është i efektshëm edhe te femrat edhe te meshkujt, por në mënyrë të ndryshme – aspirina te femrat ul rrezikun e sulmit në tru, ndërkaq te meshkujt ul rrezikun nga infarkti.

Pastaj, shkencëtarët kanë identifikuar që në fazën e parë të infektimit me HIV ai virus shkakton më shumë dëmtime në trupin e femrës sesa në trupin e mashkullit. Prandaj femrave me HIV pozitiv në fazën e hershme të infektimit u janë të domosdoshme doza më të fuqishme të ilaçeve kundër viruseve sesa meshkujve.

A tregojnë gjinitë prirje të ndryshme ndaj sëmundjeve?

Po, njëri ndër shembujt është sëmundja e Alzheimerit. Dy të tretat e të sëmurëve janë femra. Dikur është menduar që shkaktari i tillë është që ato jetojnë më gjatë se meshkujt, mirëpo hulumtimet më të reja tregojnë për rolin e estrogjenit dhe menopauzën në prirjen e femrave ndaj sëmundjes së Alzheimerit.

Femrat kanë sistem më të fortë imunologjik, andaj reagojnë më mirë ndaj infeksioneve.

Shkencëtarët e Universitetit londinez Queen Mary kanë zbuluar që sistemi imunologjik i femrës mund të mposhtë një sërë infeksionesh shumë më shpejt dhe më efektshëm se sistemi imunologjik i mashkullit.

Pjesërisht kjo shpjegohet përse meshkujt më rëndë përballojnë ftohjen e zakonshme dhe gripin se sa femrat, të cilat, megjithatë, janë më të prira ndaj sëmundjeve autoimune siç janë artriti reumatoid dhe skleroza multiple.

Hulumtimet tregojnë edhe që femrat kanë nivel më të ulët dhembjeje, mirëpo edhe më mirë i dallojnë stimujt e dhembjeve, domethënë janë më të ndjeshme se meshkujt.

Dallimet edhe para lindjes

– Femrat dhe meshkujt dallojnë pothuajse në çdo organ të trupit të tyre, duke përfshirë trurin, zemrën, zorrët madje edhe lëkurën, vlerëson Dr. Marianne Legato (84), profesoreshë në pension në Universitetin Columbia dhe njëra ndër lideret e së ashtuquajturës mjekësi gjinore.

Legato, në vitin 1992, ka botuar librin „The Female Hurt”,në të cilin ka hulumtuar përse sëmundjet e zemrës godasin meshkujt dhe femrat në mënyra të ndryshme.

Derisa dhembja e gjoksit e cila përhapet në dorën e majtë, marramendja dhe djersitja janë shenjë për infarkt te meshkujt, te femrat manifestohet si gulçimë edhe pas mundimeve më të vogla, krupa, dhembja e shpinës, dhembja midis shpatullave dhe sëmundja e nofullës.

– Dallimet gjinore në shëndet janë rezultat i ndryshimeve në sistemin gjenetik, hormone dhe epigjentikë, e cila merret me ndikimin e fshehtë të ambientit në gjenet ton dhe faktorëve shoqërorë, tha për revistën shkencore popullore britanike ‚Focus‘, Prof. Alexandra Kautzky-Willer, Shefe e Njësisë së Mjekësisë Gjinore në Universitetin Mjekësor të Vjenës.

Dallimet midis gjinive fillojnë që para lindjes, me ndikimin e hormoneve gjenitale mashkullore dhe femërore siç janë testosteroni dhe estrogjeni në zhvillimin e organeve.

– Femrat janë të ekspozuara ndaj fluktuacioneve të vazhdueshme në hormone gjatë çdo periudhë të jetës së tyre, gjë që është dallim i rëndësishëm në raport me meshkujt dhe ka implikime për shëndetin e tyre – ka theksuar prof. Kautzky-Willer.

Ndërsa hormonet femërore ndikojnë varësisht nga cikli menstrual, kjo reflektohet në ndikimin e një sërë ilaçesh. Për shembull, femrat të cilat vuajnë nga epilepsia janë të ekspozuara ndaj rrezikut më të madh nga sulmi në fillim të ciklit menstrual, kur niveli i hormoneve rezulton me efekt më të vogël të ilaçeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat