Ç’mund t’ju ndodhë nëse pini shumë ujë me limon

Këshilla mjekësore

Ç’mund t’ju ndodhë nëse pini shumë ujë me limon

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 13:47
Foto Ilustrim

Konsumi i ujit me limon është promovuar shumë nga ekspertët apo njerëzit e famshëm për përfitimet afatgjata që ka, përfshi këtu hidratimin apo ndihmën për rënien nga pesha, por si çdo gjë tjetër në jetë, edhe kjo bëhet e dëmshme nëse e kaloni masën.

Ç’mund të ndodhë nëse pini më shumë ujë me limon nga ç’duhet?

1. Mund të dëmtoni dhëmbët

Limoni ka shumë acid, gjë që nuk i bën mirë dhëmbëve. Çfarë mund të bëni është të shmangni larjen e dhëmbëve pasi keni konsumuar ujë me limon. Në vënd të kësaj pini shumë ujë.

2. Limoni mund t’ju dëmtojë stomakun

Limoni i tepërt në ujin tuaj mund të shkaktojë dhimbje stomaku, djegie të tij apo ndjesi përzierjeje.

3. Lëkura e tij mbledh shumë baktere.

Sado ta keni pastruar, mikrobet mund të gjenden aty, prandaj për të minimizuar riskun, merrni vetëm lëngun.

E mira është që të konsumohet të paktën një gotë ujë me limon në ditë për të qenë të hidratuar dhe për të larguar lodhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat