​Arsyet pse fëmijët shtojnë më shumë peshë gjatë verës

Këshilla mjekësore

​Arsyet pse fëmijët shtojnë më shumë peshë gjatë verës

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Nëse prindërit mendojnë se fëmijët e tyre do të marrin më shumë vitamina, do të hanë sasi më të mëdha frutash dhe perimesh të freskëta gjatë pushimeve të verës, në mënyrë që të heqin qafe peshën e tepërt, atëherë ata gabohen.

E vërteta e gjithë kësaj është e kundërta, thonë studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos- SHBA.

Një studim nga shkencëtarët tregoi se fëmijët hanë më shumë dhe ushtrojnë më pak kur nuk shkojnë në shkollë, dhe se ushqimi i shpejtë që hanë gjatë pushimit ndërmjet orëve të mësimit nuk janë përgjegjës për mbipeshë. Fëmijët hanë më shumë meze të lehta dhe ushqim të shpejtë në verë.

Ekspertët matën indeksin e masës trupore të 5,380 fëmijëve nga çerdhet dhe klasat e para të shkollave fillore, dhe zbuluan se rritet dy herë më shpejt ndërsa fëmijët e vegjël janë me pushime verore.

"Ne duhet të ndryshojmë mënyrën e sjelljes së fëmijëve pas largimit nga shkolla, kur ata padyshim që hanë më shumë ushqim të shpejtë. Unë mendoj se nxënësit e shkollës janë më aktivë gjatë orës së mësimit, por ata sigurisht që e kufizojnë kohën e tyre në klasë në sasinë e vakteve, ndërsa në verë nuk kanë kufizime, kështu që hanë më shumë dhe janë më pak aktivë", paralajmërojnë ekspertët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat