Ja pse duhet të bëjmë kontroll për kancerin e gjirit

Këshilla mjekësore

Ja pse duhet të bëjmë kontroll për kancerin e gjirit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:04
Foto Ilustrim

Të bësh kontroll për shëndetin është gjeja primare për çdo njeri.

Njëjtë vlen edhe për simptomat e ndryshme që u shfaqen njerëzve, për ti qëndruar më larg rrezikut që mund të shkaktojë vdekjen.

Sipas ekspertëve, edhe kanceri i gjirit është shpërndarë mjaftë tek njerëzit, të cilët duhet të bëjnë kontrolle mjekësore së paku një herë në vit.

Mamografia (një lloj radiografie e gjirit) është aparati i sigurt, i cili mund t’iu tregojë se a jeni të prekur me kancer apo jo.

Edhe gjatë pandemisë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ani pse spitalet janë të mbushur me pacientë që janë të infektuar me Covid-19, kujdesi ndaj pacientëve që shkojnë për kontroll duhet të jetë i madh duke iu dhënë kujdesin e duhur.

Por cilat janë simptomat e kancerit të gjirit?

Prekja e një kokrre të fortë në gji apo nën sqetull

Ndryshim të formës apo madhësisë së gjirit,

Rrudhosje të lëkurës ,

Ndryshim i thumbit të gjirit,

Sekrecione gjaku apo dalje lëngjesh nga thithi i gjirit,

Kore ose luspa në thithën e gjirit,

Lëkurë në formë portokalli, si dhe dhimbje të vazhdueshme në një pjesë të gjirit tuaj, apo nën sqetull.

Në qoftë se keni simptoma sado të vogla duhet të shkoni urgjent të mjeku për kontroll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat