Cilat janë simptomat e ovulacionit që çdo femër duhet t’i dijë

Këshilla mjekësore

Cilat janë simptomat e ovulacionit që çdo femër duhet t’i dijë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Ekzistojnë qindra kalendarë menstrualë, aplikacione të shkarkuara në celularë dhe alarme të integruara që kryejnë shumë funksione, dhe kanë për qëllim të ju njoftojnë për periudhën e ovulacionit, mirëpo asnjë nuk është aq efektiv sa sinjalet, që trupi i femrës i dërgon për të paralajmëruar kohën e pjellurisë.

Por, cilat janë këto simptoma që trupi i shfaqë?

Informacioni i parë, që duhet të dini është se cikli menstrual normal, ka një mesatare prej 28 ditësh, dhe tek disa gra ky cikël është i rregullt dhe tek disa të tjera jo. Kjo nënkupton, që njohja e ditëve pjellore nuk është një detyrë e lehtë dhe simptomat e ovulimit do të ndihmojnë të dini pak a shumë se cili është momenti ideal për të mbetur shtatzënë.

Disa nga këto simptoma, që detektojnë se ju jeni në një periudhë ovulimi janë:

Sekrecione vagjinale- Disa ditë përpara se të arrini në periudhën e ovulacionit, trupi tajon disa sekrete vagjinale, të cilat “ndihmojnë” spermatozoidet të depërtojnë në tubat ovarialë për ngjizje.

Dhimbje abdominale– gjatë ditëve të ovulacionit, barku mund të jetë pak i fryrë dhe ju keni ndjesi të parehatisë. Ju gjithashtu mund të vëreni një shtypje në pjesën e poshtme të abdomenit.

Keni dëshirë të shtuar seksuale– në dy ose tri ditët përpara etapës së ovulacionit, ovariumet arrijnë kulmin e sekretimit të estrogjenit. Kjo gjë siguron gjenerimin e një dëshire të shtuar seksuale, dhe shanset që vezët të fertilizohen janë të larta.

Çrregullime të gjumit– ndryshime të shpeshta të disponimit si dhe çrregullimet e gjumit janë disa nga simptomat e tjera të periudhës së ovulimit.

Ndryshime në temperaturën e trupit– në ditët e fertilizimit, temperatura e trupit rritet  për 0.5 ose 1 gradë dhe zgjatë për dy deri në tri ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat