A shkakton masturbimi akne?

Këshilla mjekësore

A shkakton masturbimi akne?

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:53
Foto Ilustrim

Mendoni për faktorët që shkaktojnë masturbim: lumturia, kënaqësia, orgazma e jashtëzakonshme. Por, disa njerëz pretendojnë se masturbimi u shkakton edhe akne gjithashtu.

Çfarë i shkakton realisht aknet?

Aknet shkaktohen nga një kombinim i katër faktorëve: prodhimi në sasi të larta të yndyrës, bakteret, inflamacioni dhe bllokimi i poreve me papastërti (qeliza të vdekura).

Por, a shkakton masturbimi akne?

Gjejeni pak cila nuk është pjesë e kësaj katërshe. Seksi dysh, tresh…masturbimi –  seksi në përgjithësi – nuk shkaktojnë shfaqje të akneve.

Dr. Shainhouse thotë se hormonet (specikisht testosteroni dhe progesteroni) mund të rrisin nivelin e yndyrës si dhe të shkaktojnë acarimin e lëkurës. Kjo është arsyeja pse ju shfaqen akne gjatë ciklit menstrual, ku trupi i prodhon këto hormone në sasi të larta.

Sipas ekspertëve, hormonet (në mënyrë specifike testosteroni dhe progesteroni) mund të rrisin prodhimin e yndyrës, si dhe reagimin inflamator. Prandaj përkeqësohen edhe më shumë aknet në javën kur ju kanë ardhur periodat – sepse në këtë periudhë trupi mund të prodhojë më shumë progesteron dhe testosteron.

Hormonet janë të pabalancuara gjatë adoleshencës dhe pubertetit, prandaj dhe adoleshentët kanë shumë akne.

Puberteti është gjithashtu një periudhë e eksplorimit të vetes, e masturbimit, ndaj është krijuar frika dhe ideja se ekziston një lidhje midis akneve dhe masturbimit.

Por, sipas ekspertëve, ndonëse masturbimi (ose seksi) rrit disi nivelet e testosteronit, rritja nuk është aq e mjaftueshme sa për të shkaktuar probleme me lëkurën, aq më tepër që nivelet rikthehen në normalitet pas disa minutash.

Por në mos me aknet, a ka masturbimi ndonjë ndikim tjetër në lëkurë?

Po, po dhe po, por për mirë ama. Studime të ndryshme kanë treguar se niveli i lartë i adrenalinës që çlirohet në gjak gjatë orgazmës mundëson shkëlqimin që merr fytyra menjëherë pasi keni përfunduar aktin. Besojmë e keni parasysh, apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat