Zbuloni nëse jeni të dehidratuar me anë të këtyre 4 shenjave

Këshilla mjekësore

Zbuloni nëse jeni të dehidratuar me anë të këtyre 4 shenjave

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 15:45
Foto Ilustrim

Shumica e njerëzve, ndonëse janë të ndërgjegjshëm sa rëndësi ka të jesh i/e hidratuar nuk e kuptojnë nëse kanë një problem të tillë pasi nuk dallojnë dot shenjat e tij. Si t’I kuptoni disa nga shenjat që tregojnë që jeni të dehidratuar:

Probleme në frymëmarrje

Mund t’ju duket e çuditshme, por edhe problemet në frymëmarrje mund të vijnë si pasojë e dehdratimit.

Lëkurë e thatë

Lëkura e thatë është shenja parësore që lajmëron dehdratimin. Nëse papritur vini re se lëkura ju është tharë shumë atëherë duhet patjetër të konsultoheni me një dermatolog.

Dhimbja e kokës

Edhe dhmbja e vazhdueshme e kokës mund të vijë si pasojë e dehidratimit. Në vend që të drejtoheni tek ilaçet do t’ju sugjeronim të pini më shumë ujë.

Nevojë për sheqer

Dehidratimi është edhe një shenjë e diabetit. Nëse vini re se goja ju thahet shpesh dhe keni dëshirë për të konsumuar ëmbëlsira atëherë është mirë të bëni një test glukoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat