Si mund ta qetësojmë beben kur qan shumë?

Këshilla mjekësore

Si mund ta qetësojmë beben kur qan shumë?

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 15:51
Foto Ilustrim

Nëna, duhet të kuptojë përse qan fëmija.  Duhet të shikojë nëse fëmija ka të shtrënguar veshjen, pampersin etj. Të kuptojë nëse fëmija ka orarin e pirjes, ka temperaturë, ka dhimbje barku, do ta mbash në krah etj. Fëmijët edhe nëse nuk kanë diçka të shtrënguar sapo ta hapësh qetësohet. Kur e kupton nëna që fëmija mbledh këmbët në bark do të thotë që fëmija ka dhimbje barku.

Nëna në këtë rast duhet të përdorë më shumë gjëra ambientale, gjëra të momentit. Mund ta kthejë fëmijën përmbys. Nëse dita është e vrenjtur të parët që e ndjejnë këtë ndryshim janë fëmijët. Ata bëhen më të grindur. Nëna mund ta nxjerrë shëtitje fëmijën.

Ose meqë ai është mësuar në kushtet e lëngut amniotik, mund t’i krijohen kushte të ngjashme: nëna mund t’i ndezë një freskuese, një tharëse flokësh për t’i krijuar idenë e dallgëve. Mund ta zhveshë për ta vënë lëkurë mbi lëkurë me trupin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat