Rreziku me të cilin përballen fëmijët nga përdorimi më shumë se 4 orë i pajisjeve elektronike

Këshilla mjekësore

Rreziku me të cilin përballen fëmijët nga përdorimi më shumë se 4 orë i pajisjeve elektronike

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:19
Foto Ilustrim

Përdorimi për shumë orë i pajisjeve elektronike nga fëmijët mund të shkaktojë vonesë në zhvillim të aftësive si të folurit dhe socializimi.

Në këtë përfundim ka arritur një studim kanadez, ku janë monitoruar rreth 2,500 2-vjeçarë. Ky studim është i fundit që i shtohet debatit se sa orë para pajisjeve elektronike janë të sigurta për fëmijët.

Në Kanada dhe SHBA, ekspertët thonë se fëmijët nuk duhet të jenë në kontakt me pajisjet elektronike para se të mbushin të paktën 18-muaj.

Çfarë ka zbuluar studimi i ri?

Përgjatë viteve 2011-2016, nënat u anketuan në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike, si dhe plotësuan një formular për aftësitë dhe zhvillimin e fëmijëve në moshat 2, 3 dhe 5 vjeç.

Përveç përdorimit të kompjuterit, tabletit, telefonit ose çdo pajisje tjetër me ekran elektronik, këtu përfshihet edhe shikimi i programeve televizive, filmave apo video-lojërat.

Deri në moshën 2 vjeç, fëmijët qëndronin mesatarisht 17 orë në javë para pajisjeve elektronike. Kjo shifër rritej me 25 orë në javë në moshën 3 vjeç dhe binte në 11 orë në javë në moshën 5 vjeç, kur edhe fëmija fillon arsimin parashkollor.

Sa orë qëndrimi para pajisjeve elektronike janë shumë?

Studimi nuk rekomandon se sa orë mund t’i përdor një fëmijë pajisjet elektronike. Në udhëzimet e Shoqatës Amerikane të Pediatrisë, shkruhet:

Për fëmijën nën 18 muajsh duhet të shmangni çdo pajisje elektronike, edhe bisedat me video.

Prindërit e fëmijëve 18-24 muajsh që duan të njihen fëmijët me teknologjitë e reja, duhet të zgjedhin programe të cilësisë së lartë dhe t’i përdorin këto pajisje së bashku, në mënyrë që fëmija të kuptojë çfarë po sheh.

Për fëmijët e moshave 2-5 vjeç kufizoni përdorimin e pajisjeve elektronike deri në 1 orë në ditë, me programe të cilësisë së lartë. Sërish prindërit duhet të jenë afër fëmijëve.

Për fëmijët mbi 6 vjeç, duhet t’u vendosni kufizime të qëndrueshme, duke u siguruar që pajisjet elektronike nuk do të ndikojnë në aktivitetin fizik dhe gjumin e fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat