Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid-19

Këshilla mjekësore

Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid-19

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë.

Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan se simptomat e Covid-19, janë kollë e thatë e vazhdueshme, temperaturë e lartë dhe më vonë, humbje të shijes dhe nuhatjes.

Anosmia – i cili është termi zyrtar për humbjen e shijes dhe nuhatjes, u shtua në listën zyrtare të simptomave NHS Covid-19 më 18 maj.

Këshilla zyrtare është që nëse keni ndonjë nga këto shenja, duhet të izoloheni dhe të kryeni një testim për Covid-19.

Megjithëse mjekët theksonin se simptomat janë një kollë e vazhdueshme – kollitje rregullisht për më shumë se një orë, ose tre ose gjatë gjithë ditës, të dhëna të reja nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) sugjerojnë që një kollë mund të mos jetë simptoma kryesore e virusit.

Nga 15 gusht deri më 26 tetor u zbulua se numri i njerëzve që u testuan pozitiv me Covid-19, kishin simptoma të humbjes së shijes ose nuhatjes, simptoma këto që ishin shfaqur në të gjitha grupmoshat.

Kjo do të thotë që ‘anosmia’ po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë tek ata që rezultojnë pozitiv me koronavirus.

Njerëzit të cilët rezultojnë pozitiv me Covid-19, zakonisht kanë më shumë të ngjarë të kenë simptoma të humbjes së shijes, nuhatjes, dhe ethe.

Ndërkohë, më pak të rinj u raportuan me ethe, ndërsa ata mbi 35 vjeç kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga një temperaturë e lartë.

Dhe kur bëhet fjalë për një kollë, të dhënat e ONS tregojnë ndërsa numri i njerëzve që vuajnë këtë simptomë po rritet pak, kjo është simptoma më pak e zakonshme shkruan The Sun.

Fëmijët që janë në shkollë kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga një kollë, zbulojnë të dhënat. Ndërkohë, numri i të rinjve që pësojnë humbje të shijes ose nuhatjes është rritur me 45 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat