Nga shtimi në peshë deri tek aknet; 5 mënyrat që trupi juaj ju tregon çrregullimet hormonale

Këshilla mjekësore

Nga shtimi në peshë deri tek aknet; 5 mënyrat që trupi juaj ju tregon çrregullimet hormonale

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Simptomat më të dukshme kur keni çrregullime hormonale

Rritja dhe zhvillimi i trupit të njeriut varet shumë nga funksioni i hormoneve, shkruan “BrightSide”.

Këto molekula të vogla sinjalizimi janë përgjegjëse për gjendjen shpirtërore, emocionet, sjelljen dhe madje edhe pamjen tonë.

Aknet: Shpërthimet e akneve mund të jenë rezultat i kujdesit jo të duhur të lëkurës, një diete të paekuilibruar ose ciklit menstrual. Sidoqoftë, nëse puçrrat janë bërë shoqëruesi juaj i vazhdueshëm, ndoshta është një simptomë e një çrregullimi hormonal.

Lodhja: Lodhja kronike mund të jetë një shenjë se hormonet tuaja nuk janë në ekuilibër. Edhe ata që flenë 8 orë mund të duken vazhdimisht të lodhur. Një nivel i lartë i progesteronit mund të jetë fajtor për këtë. Një test i thjeshtë i gjakut do të ndihmojë për të matur përqendrimin e progesteronit në gjakun tuaj.

Shtimi në peshe: Shumë njerëz luftojnë me peshën e tyre gjatë gjithë jetës , duke iu rezistuar dëshirave për ushqim dhe duke bërë sport. Problemet e lidhura me hormonet ka shumë të ngjarë të jenë shkaku i kësaj padrejtësie.

Djersitja e tepërt: nuk ka të bëjë gjithmonë me çrregullimet hormonale. Sidoqoftë, duhet të kontrolloni nivelet e hormoneve nëse djersitja shoqërohet me nxehje të papritura.

Ndryshim i papritur në madhësinë e gjoksit: Një nivel i ulët i estrogjenit mund ta bëjë indin e gjirit tuaj më pak të dendur. Një nivel i lartë i këtij hormoni mund të shkaktojë gunga ose ciste. Nëse vëreni ndryshime të gjirit ose ndjeni një gungë në gjoksin tuaj, mos vononi të konsultoheni me një mjek

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat