Nëse keni depresion ja nga kush mund të merrni ndihmë falas

Këshilla mjekësore

Nëse keni depresion ja nga kush mund të merrni ndihmë falas

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

A e njihni dikë që është në gjendje të vështirë mendore, apo vuan nga depresioni? Qendra “Lidhja e jetës” ofron ndihmë anonime dhe falas çdo natë nga ora 18:00 deri në 02:00 në numrin 0800 12345, njofton Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Pandemia COVID-19 paraqet një sfidë të paprecedent për shëndetin fizik, por edhe për shëndetin mendor në mbarë globin. Pasojat e pandemisë kanë lënë gjurmë tek të gjithë ne, fizikisht dhe mentalisht.

Ambasada Gjermane e përkrahë qendrën e parandalimit të vetëvrasjes “Linja e jetës” për të ngritur kapacitetet dhe shtrirjen e saj. Me përkrahjen tone linja deri në fund të këtij viti synon të bëhet operacionale 24 orë në ditë.

Linja ka të angazhuar ekspertë professionalë të shëndetit mendor, si dhe vullnetarë të trajnuar. 

Kjo linjë tani për tani është në dispozicion në gjuhën shqipe. Ftohen vullnetarët e interesuar për angazhim, të cilët flasin shqip dhe serbisht ta kontaktojnë linjën në mënyrë të drejtëpërdrejtë .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat