Këshilla shëndetësore të vërteta por të çuditshme

Këshilla mjekësore

Këshilla shëndetësore të vërteta por të çuditshme

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 08:08
Ilustrim

Shumë metoda për të përmirësuar shëndetin tuaj janë mjaft të thjeshta: të humbni peshë, hani më shumë për të rritur energjinë tuaj, bëni më shumë gjumë, për të parandaluar dehidratim, pini më shumë ujë. 5 këshillat e mëposhtme vërtetë funksionojnë edhe pse janë pak të çuditshme për të qenë të besueshme pa i provuar:

1-Për dhëmbë më të shëndetshëm, mos i lani menjëherë pas ngrënies

Mos i pastroni dhëmbët menjëherë pas ngrënies dhe pijes, veçanërisht nëse ushqimi ka qenë acidik.

2-Kur jeni të lodhur, shmangni pijet energjike

Pijet energjike përmbajnë pesë herë më tepër kafeinë sesa kafeja, si dhe vijnë me efekte anësore të pakëndshme si: nervozizmi, rrahja e shpejtë e zemrës, irritim etj.

3-Kur jeni të fryrë, pini më tepër ujë

Kur ndiheni të fryrë, pirja e ujit do ju duket se vetëm do e përkeqësojë gjendjen, por shpesh edhe mund të ndihmojë. Nëse jeni në dietë të lartë me fibra atëherë trupit tuaj i duhet më tepër ujë që të funksionojë në mënyrë më efikase.

4-Shkruani shënimet me dorë

Të shkruani shënimet me tastjerë ju bën të shkruani më shpejtë dhe më shumë, mirëpo nëse e bëni këtë gjë me dorë do t’i mbani mend me siguri ato që keni shkruar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat