5 sekrete nga japonezët për të jetuar shëndetshëm dhe më gjatë

Këshilla mjekësore

5 sekrete nga japonezët për të jetuar shëndetshëm dhe më gjatë

Më: 31 janar 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Me siguri e dini që populli me jetëgjatë në botë janë japonezët. Jetëgjatësia mesatare në Zvicër është 83.4 e ndërsa në Japoni është 84.3. Gjithsesi, qëllimi final nuk është jeta e gjatë, por një jetë e jetuar mirë dhe në mënyrë të shëndetshme.

Japonezët kanë "sekretet" e tyre për të bërë këtë dhe ju duhet të filloni të mbani shënime:

1. Sa më pak, aq më mirë

E kemi fjalën për porcionet e ushqimeve. Duhet të kuptoni që "shumë herë nga pak" është më mirë se një pjatë e madhe që do t'ju bëjë të ndiheni të fryrë. Porcionet e vogla do t'ju mbajë larg mbingopjes dhe si rezultat larg kilogramëve të tepërt.

2. Hani derisa të ndiheni 80% të ngopur

Nuk rekomandohet të hani shpejt pasi duhen të paktën 20 minuta nga koha që nisni të ushqeheni që truri të dërgojë sinjale tek stomaku. Japonezët e dinë këtë dhe përdorin një rregull të thjeshtë: hanë derisa të ndihen 80% të ngopur ose thënë ndryshe hanë 8 nga 10 lugët e ushqimit. 

3. Përdorni një lugë çaji me vaj ulliri dhe vetëm 0.9 gram kripë

Rekomandohet ta reduktoni sasinë e kripës në 0.9 gram në ditë dhe të mos ndani një lugë çaji me vaj ulliri kur gatuani.

4. Ata preferojnë të ecin në vend që të ushtrohen.

Janë gjatë gjithë kohës aktivë, por aktiviteti i tyre i preferuar është ecja. Duke bërë këtë ata kombinojnë mbajtjen e trupit në formë dhe kënaqësinë emocionale në të njëjtën kohë. Duke ecur, mund të flasin, mund të njihen me njerëz të rinj dhe në të njëjtën kohë, të ushtrohen.

5. Dushet e gjata me avull dhe vajra esencialë

Banjot e gjata janë shumë të rëndësishme për shëndetin e tyre dhe jo vetëm! Japonezët përdorin vajra esencialë që ndihmojnë në zbutjen dhe relaksimin e lëkurës. Kujdesuni të mos e kaloni masën e qëndrimit në dush, por shijojeni kohën aty dhe meditoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat