Zëri në adoleshencë, si duhet të sillen të rriturit

Këshilla mjekësore

Zëri në adoleshencë, si duhet të sillen të rriturit

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Shpesh dëgjojmë nëna dhe baballarë, që kur flasin për zërin e djalit të tyre e etiketojnë “i është trashur zëri i është bërë si i gomarit” dhe sikur të mos mjaftonte gjithë ky etiketim, bëjnë dhe një të qeshur, që nuk lë një shije të mirë tek ai që e dëgjon. Dhe në grupin e atyre që dëgjon, bën pjesë edhe vetë djali, i cili po rritet dhe ndryshon së bashku me të edhe zëri i tij. Ja çfarë shkruan një nga këta adoleshentë:

“Si të zbus zërin, nuk mund të rri pa folur, që të mos dhunohem nga prindërit e mi, vetëm se atyre nuk i pëlqen zëri im? Ata më tallin kur unë flas madje edhe në prani të të tjerëve”.

Një rol të veçantë në këtë fazë kanë prindërit me qëndrimin dhe shpjegimet e tyre. Do të ishte mirë, që nëna bashkë me babain ti shpjegonin djalit se çfarë po i ndodh, po i rriten kordat e zërit dhe i duhet kohë të mësohet me këtë ndryshim në trupin e tij dhe të rimësoj të folurin tashmë me korda të rritura. Duhet pak kohë, që të zhvillohet aftësia për ta menaxhuar zërin, sipas situatave të të folurit apo dialogut. E megjithatë një rol të veçantë në këtë proces luan nëna.

Nëna me fjalët e saj nxit djalin të mos druhet nga zëri i tij. Do të ishte mirë, që nëna e djalit adoleshent të bënte një dialog të tillë me të: “Ti duhet ta lësh të lirë zërin tënd, që të bëhet shumë i bukur si për veten tënde ashtu edhe për mua, sepse një zë i pafuqishëm dhe jo i bukur kur rritesh, tregon një marrëdhënie me doza jo të pakta frike në raport me mua dhe unë nuk dua që të metat e mia të jenë kaq të dukshme. Unë e di që nuk jam e përkryer, por jo deri këtu sa ti të mos kesh një zë tëndin, të plot dhe të bukur, prej njeriu të lirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat