Njihuni me trajtimin e akneve që nuk e keni provuar deri më sot

Këshilla mjekësore

Njihuni me trajtimin e akneve që nuk e keni provuar deri më sot

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Nëse keni eksperienca me ‘shpërthime’, me siguri e njihni këtë proces: Lëkura juaj acarohet, më pas ju acaroheni kur e shikoni, pastaj lëkura përkeqësohet.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit me akne në fytyrë kanë një rrezik më të lartë për të përjetuar ankth dhe depresion, të cilat më pas shkaktojnë përkeqësimin e lëkurës. Në thelb, gjendja emocionale dhe lëkura juaj janë të lidhura thellësisht, kryesisht falë një substance të vogël të quajtur kortizol.

Kur jeni të stresuar, të shqetësuar ose në depresion - trupi prodhon këtë hormon stresi, i cili, midis shumë funksioneve të tjera, bën që lëkura juaj të prodhojë më shumë yndyrë. Dhe në këtë mënyrë mund të tërheqë më shume baktere duke krijuar më shumë puçra. Kortizoli gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion, duke e bërë lëkurën të kuqe dhe të fryrë.

Trajtimi i lëkurës mund të ndihmojë shëndetin mendor dhe trajtimi i shëndetit tuaj mendor mund të ndihmojë lëkurën tuaj.

Në mënyrë të veçantë, terapia mund t'ju mësojë aftësitë e përballimit dhe menaxhimit të simptomave të stresit, ankthit dhe depresionit.

Çdokush mund ta fillojë këtë rrugë për pastrimin e lëkurës, duke provuar ushtrime qetësuese si meditimi, yoga, frymëmarrja e thellë, apo edhe duke bërë më shumë orë gjumi. Por, puna me një terapist aktual mund t'ju ndihmojë të gërmoni në atë që, saktësisht, ju shqetëson - dhe si t'i bëni ata shkaktarë të ndjehen më pak të ashpër.

Sigurisht, nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë. Por merrni parasysh këtë: Edhe nëse terapia nuk i rregullon problemet tuaja të lëkurës, ajo patjetër që mund të ndihmojë në shëndetin tuaj mendor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat