Abuzimi virtual tek fëmijët, çfarë duhet të kenë kujdes prindërit?

Këshilla mjekësore

Abuzimi virtual tek fëmijët, çfarë duhet të kenë kujdes prindërit?

Më: 25 mars 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Fëmijët, si pasojë e pandemisë janë më aktiv dhe kanë më akses në përdorimin e botës virtuale. Aty ekspozohen ndaj një sëre përfitimesh dhe mundësish, por në të njëjtën kohë ata përballen edhe me një sërë rreziqesh dhe lëndimesh, duke përfshirë qasjen në përmbajtje të dëmshme, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual, bullizmin kibernetik dhe keqpërdorimin e të dhënave personale. 1 në 3 përdorues të internetit në të gjithë botën është minoren. Është fenomen i prekur mbarë botërore, i cili është i pashmangshëm, vjen nga pakujdesia dhe mos informimi në kohën e duhur.

Por sigurisht që mund të ngremë disa strategji në të mirë botës së brendshme të fëmijëve tanë. Që fëmijët të mos bien viktimë e këtij fenomeni i cili nuk përjashton as edhe një, qoftë ai fëmijë me status të mirë social, ekonomik, pavarësisht racës, gjinisë apo fesë. Të gjithë mund të jenë vulnerabël kur bëhet fjalë për abuzim virtual.

Po si nis dhe kush mund të quhet abuzues?

Ajo nis nga manipulimi psikologjik që mund ti behet një fëmije me qëllim shfrytëzimin seksual. Nëpërmjet komunikimit në privat në rrjetet sociale fb, instagram, snapchat, tik-tok (messenger, chat, apo lojëra elektronike) abuzuesit përfitojnë duke fituar besim tek vete fëmijët, duke u bërë pjesë e pandashme e tyre, përfitojnë me sensibilitetin e pafajshëm të tyre. Abuzuesit këmbëngulin dhe ngrenë strategji derisa të lënë takim me fëmijët, që më pas mund të kenë qëllime të ndryshme abuzimi. Si pjesë e kësaj gjendjeje të re, na lind që të edukojmë në mënyrë të vazhduar edhe këtë realitet me ndikim të dëmshëm në mënyrë që të mos kthehet në bumerang për ne.

Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt?

Për të mos i lënë vetëm fëmijët në këtë luftë të heshtur komunikimi është parandalimi i këtij fenomeni.

Duhet të kuptojmë dhe mësojmë modelin e këtyre fenomeneve.

Ku dhe çfarë shohin fëmijët tanë?

Si t’i mësojmë fëmijët tonë në kufijtë që duhet të ndërtojnë në rrjetet sociale, në lojëra elektronike?

Çfarë informacioni duhet të japin nga vetja e tyre dhe rreziku që mund t’i kanoset nëse japin të dhënat e tyre.

Mësojini fëmijët tuaj të mos flasin me të panjohur në internet.

Të mos japin emër, mbiemër, moshën e tyre, adresën e shkollës apo shtëpisë.

Të keni biseda konsistente dhe të vazhduar. Çfarë bëre me celularin sot, çfarë gjëje të re mësove dhe çfarë përfitove?

Ti japim mjedis të ngrohtë familjar, në mënyrë që nëse mund të ndodh që të gabojnë të mos të ndjehen të vetmuar por ta kenë më të lehtë për të kërkuar ndihmë.

Fëmija duhet të kuptojë vlerat që ka dhe rreziku që mund ti kanoset nëse nuk tregohet i kujdesshëm.

Mësojini të kenë limite.

Vëzhgojini fëmijët nëpërmjet aplikacioneve të survejimit siç mund të jetë: family link, find my kids etj.

Nëse fëmija juaj mund të ketë ndryshim në disa sjellje të përditshme që më përpara i ka bërë normalisht. Si pjesa e gjumit , makthet e tij, ushqimi, mos dëshira krejt papritur e përdorimit të celularit, rritja e frikës pa shkak, sjellje agresive dhe rebeluese, mund të jetë sinjal për të rritur vigjilencën si prindër, kujdestar të mirëqenies mendore të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat