Këto janë 10 aktivitete të përditshme që do të ndihmojnë pamasë, nëse vuan nga depresioni

Këshilla mjekësore

Këto janë 10 aktivitete të përditshme që do të ndihmojnë pamasë, nëse vuan nga depresioni

Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Depresioni është një çrregullim që shpesh e bën të pamundur të kesh motivim për ta nisur ditën. Çdo minutë qëkalon, të duket më i vështirë. Mirëpo, ka disa aktivitete ditore që nëse i bën rutinë, mund tëndihmojnë shumëndaj depresionit. Disa prej tyre janë këto: 

1. Alarmi i zgjimit është miku yt më i mirë.

Ka një lidhje të konfirmuar midis gjumit të paktë dhe riskut për depresion. Edhe nëse rutina juaj e gjumit është e çrregullt, sërish risku mbetet i lartë. Ndaj, mundohuni të flini çdo ditë në të njëjtin orar dhe të flini mjaftueshëm (7.5-8 orë çdo natë) dhe keni për ta ndjerë lehtësimin e simptomave të depresionit. 

2. Ka rëndësi të veçantë edhe ushqimi që konsumon.

Konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme rrit shanset për depresion, ndaj duhet ta kontrollosh çfarëkonsumon. Shtimi i disa frutave të freskëta në mëngjes, i disa proteinave në drekë dhe perimeve në darkëdhe ke për tëndjerë lehtësim të shqetësimeve të lidhura me depresionin. 

3. Ushtrohu fizikisht.

Ushtrimet si joga, vrapi, kardio, ndihmojnë në rritjen e endorfinave në gjak dhe në reduktimin e simptomave tëdepresionit. Nuk është e nevojshme të bësh një abonim në palestër për t’u ushtruar fizikisht. Vishu në mënyrësportive dhe dil për vrap 30 minuta çdo ditë. 

4. Uji është jetë.

Një nga aktivitetet më të thjeshta për ta bërë në përditshmëri, është të pish ujë dhe ta mbash veten tëhidratuar. Mundet të mos duket e tillë, por konsumimi i ujit përgjatë ditës, redukton simptomat e depresionit dhe për këtëgjë mjafton vetëm të mbani një shishe uji me vete, kur dilni nga shtëpia. 

5. Hidhi ndjenjat e tua në një letër.

Të shkruarit e gjërave që përjeton, mund të ndihmojë shumë me depresionin. Rekomandohet që të paktën 5 minuta çdo ditë të shkruash në një fletë tri gjërat që dëshiron t’u thuash personave që do, emocionet qëke përjetuar së fundmi dhe tri gjërat që të bëjnë të lumtur. 

6. Mbylli sytë dhe medito.

Ndërmjet kontrolleve që bën me psikoterapistin, apo me psikologun, është e mira të shtosh edhe disa momente meditimi përgjatë rutinës tënde të përditshme. Gjithçka që të duhet, është një vend i qetë, tëmbyllësh sytë dhe thjesht të meditosh…

7. Mos harro të thuash “Faleminderit”.

Kur je duke përjetuar shenja depresioni, është shumë më e lehtë të përqendrohesh tek gjërat negative, se sa tek ato pozitive. Mirëpo nuk mund të vazhdosh gjithmonë në këtë mënyrë. Për ta ndalur këtë gjë, duhet të jesh falenderues edhe ndaj gjërave të vogla, apo njerëzve që dëshiron t’i kesh pranë vetes. 

8. Mirësjellja është një virtyt, mbi të gjitha.

Kuptohet që kur je duke vuajtur nga depresioni, e ke të vështirë të përqendrohesh tek nevojat e të tjerëve, por a e dije se të sillesh mirë me të tjerët të ndihmon në lehtësimin e shenjave të drepresionit? Ndaj, sillu mirë dhe bëj mirë ndaj personave të tjerë. 

9. Kujdesu për veten.

Është ndër aktivitetet më të thjeshta dhe më të mira që mund të bësh. Teknikat e kujdesit për veten, si ushtrimet relaksuese, meditimi, apo një banjë me ujë të ngrohtë, mund të ndihmojnë në zbehjen e shenjave të depresionit. 

10. Së fundmi, merrini gjërat lehtësisht.

Është e lehtë kur vuan nga depresioni të mendosh negativisht për çdo gjë, por mos u sill keq me veten. Lëri kohëvetes për të bërë çfarë dëshiron. Kujtohu se gjithmonë mund të kërkosh ndihmë profesionale. Bëj pushime tëvazhdueshme dhe kujdesu për veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat