Të gjithë e kemi në frigorifer, pija që do t’ju shpëtojë nga dhimbja e kokës

Këshilla mjekësore

Të gjithë e kemi në frigorifer, pija që do t’ju shpëtojë nga dhimbja e kokës

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Jo të gjithë e dinë se lëngu i turshive është një “thesar” për shëndetin. Një nga banakierët më të mirë në botë, Chanel Adams përmendi tendencën interesante të kombinimit të alkoolit me lëngun e thartë të turshive. Pas një gote uiski, merret një gotë lëngu turshi, dhe ky specialitet quhet “pickleback”.

Kjo “shpikje” nuk është e rezervuar vetëm për Shtetet e Bashkuara. Rusët pinë lëng turshish me vodka dhe në Meksikë i kombinojnë me tekila. Arsyeja për këtë është zbutja e efekteve të alkoolit, dhe disa pretendojnë se lehtëson hangover ( simptoma që vijnë për shkak të pirjes së tepërt si dhimbje koke, lodhje etj ).

Shkrimtari Tobi Cecini thotë se pas uiskit pinte lëng turshish, dhe përveç faktit që nuk ishte ende i dehur në mëngjes, të nesërmen ndihej shumë më mirë.

Lëngu nga turshitë ka përfitime shtesë – zvogëlon kontraktimet e muskujve, përshpejton sasinë e elektroliteve në trup, hidraton e vret bakteret e dëmshme në stomak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat