Çfarë ndodh në trup kur dikush hedh “diçka” në pijen tuaj: “Zgjohen dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur”

Këshilla mjekësore

Çfarë ndodh në trup kur dikush hedh “diçka” në pijen tuaj: “Zgjohen dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur”

Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Zbuloni më poshtë se si drogat e përdhunimit ndikojnë në trup, sa kohë qëndrojnë në gjak dhe urinë dhe pse viktimat nuk mbajnë në mend asgjë!

Mundësia që dikush të hedh “diçka” në pijen tuaj është në një shkallë më të madhe se sa ishte në vitet e mëparshme.

Ka vajza dhe gra që kanë ndarë eksperiencat e tyre, por ka edhe lajme të raportuara se është “përdhunuar nga një i njohur dhe shoku i tij”, ndërsa në deklaratën e tyre, thuhet se nuk mbajnë mend se si kanë përfunduar në hotel.

Substancat droguese janë shkaktari kryesor i shumë viktimave të përdhunimit, që nuk denoncojnë ose nuk testohen.

Çfarë janë drogat e përdhunimit?

Alkooli është droga më e zakonshme e përdhunimit, të paktën në mjedisin tonë. Por, përveç alkoolit, përmenden edhe disa droga. Këto janë GHB (gamma hidroksi butirat), pastaj Flunitrazepam ose Rohypnol, gamma-Butyrolactone dhe Ketamine.

Disa substanca nuk kanë as ngjyrë, as aromë dhe as shije, në momentin që dikush e përzien me alkoolin, askush nuk e kupton praninë e saj në pije.

Me rritjen e dozës, efekti mund të përshkallëzohet dhe këto droga çojnë në humbje të kontrollit mbi sjelljen, ankth, probleme me frymëmarrjen, pastaj humbje të aftësisë për të lëvizur në mënyrë që viktimat të mos mund të mbrohen dhe të ndryshojnë vetëdijen.

Ajo që është karakteristikë e drogave të përdhunimit është se ato japin të ashtuquajturën amnezi antiregrade, dhe kjo është amnezia që fillon që nga momenti i marrjes së drogës.

Kjo është arsyeja pse viktima nuk i kujton ato pak orë gjatë të cilave ka ndodhur përdhunimi ose ka vetëm disa kujtime që nuk mjaftojnë për të identifikuar autorin.

Viktima mund të mos e kujtojë ngjarjen edhe nëse është vetëm traumë. Janë disa imazhe, tinguj, ndjesi në trup që përsëriten në formë ‘flashback-je’ dhe që i mundojnë viktimat vite të tëra.

Si e kuptojnë vajzat se diçka ka ndodhur?

Vajzat dhe gratë, pothuajse ta gjitha, thonë se nuk mbajnë mend se çfarë ka ndodhur. Ato thjesht zgjohen dhe kuptojnë se diçka nuk është në rregull, shohin se u mungojnë rrobat. Zgjohen në një vend të panjohur dhe më pas nuk e dinë se si janë gjetur në atë vend, apo çfarë ka ndodhur.

Çfarë i shqetëson më shumë viktimat e përdhunimit?

Ajo që për fat të keq shohim është se përdhunuesit tani po filmojnë përdhunimet kur përdorin drogë dhe i postojnë ato në faqe të caktuara. Kjo është një tjetër traumë shtesë për viktimat. Problemi më i madh është se në këto incizime duket sikur viktima është pajtuar vullnetarisht për lidhjen dhe më pas viktima përjeton trauma të dyfishta.

Sa kohë qëndrojnë drogat?

Nëse është GHB, ajo qëndron në gjak për rreth 4 deri në 5 orë dhe në urinë për 8 deri në 10 orë, dhe, zakonisht kjo është koha kur viktima nuk është në dijeni të asaj që ka ndodhur. Flunitrazepami qëndron pak më gjatë – 12 orë e më shumë, apo edhe disa ditë, në varësi të dozës dhe llojit të barnave të marra. Ka pak dallim midis sasisë së barnave të përdorura në mënyrë rekreative ose të qëllimshme, të cilat çojnë në përgjumje, dhe atyre që janë vdekjeprurëse.

Shumë viktima, pasi kuptojnë se janë përdhunuar, nuk kryejnë analiza të urinës dhe gjakut, ose i kryejnë me vonesë kur nga trupi janë larguar çdo gjurmë të drogës.

Me çfarë ndjenjash përballen më shpesh viktimat e përdhunimit?

Këto ndjenja lidhen me turpin, fajin, turpin. Kësisoj ato ndihen në faj dhe askush nuk i beson se janë abuzuar. Ekziston edhe frika e vazhdueshme se do të përsëritet dhe se dikush do t’i rrezikojë. Është shumë e vështirë për to nëse nuk i nënshtrohen trajtimit psikoterapeutik, i cili mund të zgjasë një kohë të gjatë, por mund të ndodh që pasojat të janë afatgjata.

Për momentin, ajo që mund të bëjmë është të shmangim pijet e hapura, pijet e ofruara nga të tjerët apo të kemi gjithmonë pranë vetes njerëz të cilëve u besojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat