Pse nuk duhet t'i detyroni fëmijët të puthin të rriturit?

Këshilla mjekësore

Pse nuk duhet t'i detyroni fëmijët të puthin të rriturit?

Më: 1 maj 2022 Në ora: 07:36
Ilustrim

Shfaqjet e afeksionit duhet të jenë gjithnjë spontane, jo të diktuara nga rregullat apo imponimet me urdhër. Kjo është akoma më e vërtetë për fëmijët që nuk kanë filtrat dhe mbistrukturën sociale të të rriturve, që të jenë në gjendje të sillen në marrëdhënie në mënyrë të pavarur.

Psikologët paralajmërojnë se edhe fëmijët e detyruar të puthin dikë mund të ndihen akoma më të largët me personin që po u kërkohet të puthin, kjo vlen edhe për të gjitha llojet qëndrimeve që ata vetë nuk do t’i bënin, po të mos u imponohej apo urdhërohej.

Sa herë prindërit i nxisin fëmijët e tyre aspak të gatshëm ‘për të përshëndetur të afërmit apo të njohurit duke u thënë gjëra të tilla si “puthe tezen”, “përqafoje gjyshin”, “jepja faqen zonjës”.

Është mendimi i shumë ekspertëve që detyrimi i të vegjëlve për të treguar dashuri kur nuk kanë stimul ose dëshirë është një lloj shkeljeje e zonës së tyre të rehatisë.

Duke e ekzagjeruar këtë proces mendor, disa argumentojnë se zakoni i imponimit të këtij lloji të sjelljes mund të ndikojë negativisht në zhvillimin emocional të fëmijës.

Një individ në rritje mund të bëhet më i prekshëm, më lehtësisht i detyuar të bëjë diçka nga një i rritur dhe madje edhe më i ekspozuar ndaj rrezikut të shfrytëzimit financiar, seksual etj.

Ky është padyshim një ekzagjerim i rastit ekstrem, që megjithatë, ka për qëllim sensibilizimin e më të rriturve që të respektojnë ritmet dhe hapësirat e më të vegjëlve, pa i detyruar domosdoshmërisht për të bërë gjëra që ata nuk duan.

Përmes këtij lloji kufizimi në dukje i parrezikshëm, fëmijër mund të mësojnë të shtiren në dashuri, duke fituar aftësinë për të simuluar ndjenjat e tyre me të tjerët.

Për t’i ndihmuar fëmijët, për të mbrojtur trupin e tyre dhe dimensionin e tyre emocionale, duke u treguar i sjellshëm edhe me të tjerët, mund t’i mësoni, për shembull, të “shtrëngojnë duart”, për “t’i takur” apo “prekjen e lehtë grusht për grusht”.

Në këtë mënyrë, fëmija do të jetë në gjendje të ndjekë ritmin e tij të përshtatjes personale, pa cenuar ndjeshmëritë e njerëzve.

Prioriteti gjithmonë duhet të jetë mirëqenia e fëmijëve, kështu që ne duhet t’i bëjmë ata të kuptojnë se askush nuk mund t’i detyrojë që të preken nëse kjo u duket e pakëndshme.

Një fëmijë e di vetë kur duhet të lihet në intimitet më të madh fizik dhe ai do ta bëjë atë në mënyrë spontane në kohën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat