​Një problem që përshpejton plakjen më shumë se pirja e duhanit

Këshilla mjekësore

​Një problem që përshpejton plakjen më shumë se pirja e duhanit

Më: 13 janar 2023 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Muajt e dimrit janë periudhat e vitit kur numri më i madh i njerëzve ndihen të vetmuar, sipas ekspertëve. Nuk është vetëm një problem i shëndetit mendor, por edhe fizik.

Siç shpjegojnë ekspertët, kjo nuk është aspak befasuese sepse gjatë pandemisë globale ne u përjashtuam fjalë për fjalë nga shoqëria dhe u mbyllëm mes katër mureve.

Jo vetëm që vetmia është një problem i shëndetit mendor, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Aging, studiuesit nga Universiteti Stanford dhe Universiteti i Hong Kongut zbuluan se ajo mund të na ndikojë edhe fizikisht. Në fakt, për shkak të saj, ne plakemi më shpejt.

“Ne zbuluam se faktorët psikologjikë, si ndjenja e vetmisë, i shtohen moshës biologjike deri në 1,65 vjet, gjë që ka të njëjtin efekt në shëndetin tonë si pirja e 15 cigareve në ditë”, shpjeguan ata në hulumtim.

Këtë e vuri re edhe doktoresha Meg Arroll, psikologe.

Patjetër që kam vënë re një rritje të vetmisë, ndjenjave të izolimit dhe humorit të ulët në praktikën time gjatë viteve të fundit. Tani jemi në valën e dytë të vështirësive të shëndetit mendor pas pandemisë. Njerëzit shpesh kanë të ashtuquajturën mpirje emocionale, e cila është një simptomë e depresionit”, shpjegon Arol.

Ajo shtoi se avancimi i teknologjisë dhe ekzistenca e rrjeteve sociale është diçka e mirë, por që ka edhe të metat e veta.

“Ne jetojmë në një botë virtuale-globale dhe nga shumë studime e dimë se sa i rëndësishëm është ndërveprimi fizik për shëndetin fizik dhe mendor”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat