7 fjalitë që duhet t'i thoni vetes nëse vuani nga ankthi, armiku i heshtur që po vret të rinjtë

Këshilla mjekësore

7 fjalitë që duhet t'i thoni vetes nëse vuani nga ankthi, armiku i heshtur që po vret të rinjtë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 06:09
Ilustrim

Mendja e njeriut është shumë më komplekse dhe e mistershme, nga ajo që guxojmë të imagjinojmë. Mjafton një këngë, aroma e një parfumi apo fytyra e një të panjohuri, dhe automatikisht ajo aktivizon një seri qëndrimesh mbrojtëse, përballë një rreziku që nuk ekziston. Sipas hulumtimeve të fundit, e shkuara, më konkretisht periudha nga fëmijëria deri në adoleshencë, është e tejmbushur me ngjarje të "pazgjidhura" që më pas reflektohen në të tashmen në  formën e krizave të pashpjegueshme të ankthit ose panikut.

Po ç’është ankthi? Përse OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) e konsideron si një nga vrasësit e heshtur, krahas depresionit? Koncepti i ankthit është i vështirë për t’u përkufizuar, por sipas studimeve, ankthi është një ndjenjë mërzie, tensioni, frike, dhe shqetësimi për të ardhmen. Ai ka një lidhje të ngushtë  me frikën nga e panjohura. Ankthi dhe frika janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin. Psikologu Sigmund Frojd ishte ai që, për herë të parë, u përpoq të gjente dallimin  midis tyre. Sipas tij, ankthi lidhet me një gjendje psikologjike që nuk shoqërohet me vëmendje të veçantë ndaj objektit frikësues, ndërsa tek frika, vëmendja është tërësisht e përqendruar tek ky objekt. Askush nuk është imun ndaj ankthit, megjithatë 7 këshillat e mëposhtme  mund t’ju ndihmojnë ta mbani nën kontroll.

1. Mos ki frikë nga e ardhmja, jo çdo gjë që ndodh në mendjen tënde do të ndodhë vërtetë.

2. Ndrysho ritmin e frymëmarrjes dhe dil më shpesh shëtitje.

3. Përpiqu të shoqërohesh me njerëz dhe të shmangësh vetminë.

4. Mos ki turp nga ajo që ndjen.

5. Mos harro: Ti je më i rëndësishëm se ankthi, mos lejo të të mbërthejë.

6. Nuk mund ta luftosh i vetëm/e vetme, kërko ndihmë.

7. Mbushe ditën tënde me gjëra të ndryshme, tako njerëz dhe zbulo pasione të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat